Aksesori që i tregon shefit tuaj nëse jeni të pakënaqur

Life style

Aksesori që i tregon shefit tuaj nëse jeni të pakënaqur

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Një lloj i rripit të dorës, që në shikim të parë duket sikur pajisjet që masin ritmin e zemrës kur jemi duke ushtruar, ka një funksion krejt tjetër.

Kjo teknologji e re e quajtur Moodbeam nuk monitoron shëndetin tonë fizik, por atë mental.

Pajisja e cila lidhet me një aplikacion në telefon ka dy butona, një të verdhë dhe një të kaltërt, dhe ideja është që ju të shtypni butonin e verdhë nëse ndiheni të lumtur dhe atë të kaltër nëse jeni të trishtuar.

Moodbeam ka dy opsione, atë individual ose grupor apo të biznesit, dhe këtë janë duke e shfrytëzuar shumë kompani për të monitoruar mirëqenien e stafit të tyre.

Kompani të shumta botërore tani po e shohin shëndetin mendor si një faktor kyç të produktivitetit të punëtorëve, dhe kjo pajisje po iu vjen në ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat