Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, ju themi çfarë tregon kjo për lidhjen tuaj!

Life style

Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, ju themi çfarë tregon kjo për lidhjen tuaj!

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Më poshtë, gjeni një listë me 7 lloje puthjesh dhe sigurisht, çiftet i bëjnë të gjitha prej tyre. Por, cilën nga ato më shumë? Çfarë tregon kjo për marrëdhënien tuaj?

- Puthja e butë

Kjo është një puthje delikate në të cilën dy partnerët prekin butë dhe lehtë buzët. Është një gjest që tregon se sa afër jeni me partnerin dhe sa rehat ndiheni në këtë lidhje. Nëse jeni një "puthës i butë", ju me siguri kënaqeni me ngacmimet dhe provokimin e partnerit tuaj për të dëshiruar më shumë intimitet fizik.

- Puthje ne faqe

Ky është një tregues i faktit që ju kënaqeni me shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe në rastet kur nuk përfshihet shumë intimitet fizik. Përveçse partnerë, jeni edhe miq të ngushtë, gjë që e përforcon dhe më shumë marrëdhënien tuaj.

- Puthja "Spiderman"

Edhe pse kjo puthje s'është shumë praktike, nëse ju rastis ta bëni shpesh, është një shenjë spontaniteti në marrëdhënien tuaj dhe do të thotë që juve ju pëlqen të improvizoni dhe të gjeni mënyra të veçanta për të shprehur dashurinë.

- Puthja e engjëllit

Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht qepallën e mbyllur të partnerit tuaj, mund të thoni se po jepni "puthje engjëllore". Ky është një akt intim që simbolizon dashuri të fortë dhe i jep partnerit një ndjenjë paqeje dhe sigurie. Nëse preferoni këtë lloj puthjeje të ëmbël, kjo do të thotë që ju e doni shumë gjysmën tuaj më të mirë dhe kënaqeni duke e bërë atë person të ndihet i dashur.

- "Çukitja"

Kjo është një prekje e lehtë dhe e shpejtë e buzëve. Edhe pse është e thjeshtë, e pafajshme dhe jo super romantike, mund ta përdorni për t'i thënë "përshëndetje" ose "mirupafshim" partnerit tuaj. Nëse jeni në fillimin e një marrëdhënieje të re, puthjet janë një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar dhe testuar kiminë. Megjithatë, nëse kjo është puthja që bëni më shpesh, ndoshta po i mbani gjërat "rastësore" mes jush dhe pa shumë plane për të ardhmen.

- Puthja me gojë të mbyllur

Kjo është e ngjashme me puthjen e mësipërme, por zgjat më gjatë. Nëse ky është stili juaj i puthjes, mund të tregojë se marrëdhënia juaj ka disa vështirësi. Puthja me gojën e mbyllur është një shenjë se mund të mos ndiheni shumë rehat me partnerin tuaj dhe për shkak të kësaj, vendosni një lloj barriere emocionale. Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, duhet të flisni me partnerin dhe të përpiqeni t'i rregulloni gjërat mes jush.

- Puthja franceze

Ah, mjeshtrja e të gjitha puthjeve: Puthja franceze! Ajo shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse kjo është puthja juaj më e shpeshtë, duket qartazi se jeni shumë pasionantë, të zjarrtë dhe të dashuruar. Mund të zbulojë faktin se ka shumë tërheqje fizike në marrëdhënien tuaj dhe gjithashtu një eksplorim intensiv, i cili mund të çojë në një lidhje më të thellë mes jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat