Ja se sa kohë duhet të ecni në ditë dhe mësoni se a mund të humbni peshë në këtë mënyrë

Life style

Ja se sa kohë duhet të ecni në ditë dhe mësoni se a mund të humbni peshë në këtë mënyrë

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 14:53
Foto Ilustrim

Çdokush që kujdeset për shëndetin e tij duhet të përpiqet të ndajë kohë për të ecur, ndërsa duke e kombinuar me shprehi të mira ushqyese, do t’ju ndihmojë të humbni kilogramët e tepërt.

Mund të mos duket ushtrimi më efektiv, por ekspertët kanë vërtetuar se mund të ndihmojë në humbjen e peshës dhe përmirësimin e shëndetit mendor. Vetëm disa mijëra hapa në ditë mund të djegin qindra kalori.

Cedric Bryant, president i Këshillit Amerikan për Ushtrime, thotë: “Është një ushtrim aerobik që është i lehtë për t’u bërë dhe i lejon një personi të shpenzojë energji dhe të djegë kalori, kështu që ndihmon në procesin e humbjes së peshës gjithsesi”.

Për të arritur një shëndet të mirë, rekomandohet që të ecni për rreth 30 minuta shumicën e ditëve të javës, ose sa më shpesh që të keni mundësi.

“Nëse doni të humbni peshë, ecni në intervalin prej 45 deri në 60 minuta. Mbani në mend se nuk keni nevojë të bëni gjithçka menjëherë, mund ta ndani ecjen në disa pjesë”, thotë Bryant.

Për shembull, mund të bëni një shëtitje 30-minutëshe në mëngjes dhe të bëni shëtitje të tjera 15 ose 30 minuta pas darkës.

“Ideja është që të mblidhen ato 45 ose 60 minuta ecje. Kjo do t’ju ndihmojë të humbni peshë”, thotë ai.

Dietologia Samantha Cassetty nga New Yorku shpjegoi se një grua mesatare 40 vjeçare mund të humbë pesë kilogramë brenda dy muajsh nëse ec për një orë në javë.

Sidoqoftë, ecja nuk mund t’ju ndihmojë të “korrigjoni” një dietë jo të mirë.

“Ecja dhe zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm mund t’ju ndihmojnë të humbni pesë kilogramë, por vetëm ecja nuk do të japë kurrë rezultatet që prisni”, thotë Cassetty.

Humbja e peshës varet nga gjenetika, metabolizmi, mosha, niveli i stresit që po kaloni dhe sasia e gjumit. Sigurisht, ecja ka më shumë përfitime sesa thjesht humbja e peshës.

Ashtu si çdo ushtrim tjetër aerobik, ecja do të përmirësojë punën e sistemit kardiovaskular, do të çojë në rregullim më të mirë të sheqerit në gjak dhe do të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat