Çfarë duhet patjetër të dini nëse pini kafe sapo të zgjoheni

Life style

Çfarë duhet patjetër të dini nëse pini kafe sapo të zgjoheni

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Ju patjetër do të keni pirë kafe shumë herë para se të hani mëngjes. Ky është gabimi. Kafja nuk duhet të konsumohet kurrë me stomak bosh. Hulumtimi u krye nga Qendra për të ushqyerit, stërvitjen dhe metabolizmin e Universitetit të Bathit dhe ekspertët ekzaminuan efektet e gjumit me ndërprerje dhe kafesë në mëngjes në një numër treguesish metabolikë.

Ata testuan njerëzit që pinin kafe sapo zgjoheshin dhe pa ngrënë mëngjes. Rezultati ishte se kafja e fortë e konsumuar para mëngjesit rriti ngarkesën e glicemisë pas ngrënies me rreth 50%.

“E thënë thjesht, kontrolli i sheqerit në gjak dobësohet kur gjëja e parë që vjen në kontakt me trupin tonë është kafeja, veçanërisht pas një nate të gjumit të shqetësuar.

“Ne mund ta përmirësojmë atë duke ngrënë së pari dhe duke pirë kafe më vonë“, tha profesori James Betts i Qendrës për të ushqyerit, stërvitjen dhe metabolizmin në Universitetin e Bath.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat