Si ta kuptoni nëse partneri po ju manipulon?

Life style

Si ta kuptoni nëse partneri po ju manipulon?

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Mund t’ju duket e vështirë të kuptoni manipulimet emocionale kur jeni në një lidhje, por ka disa shenja që janë shumë të qarta. Sipas ekspertes Leah Carey, “manipulimi emocional përcaktohet si përpjekja e një personi për ta bërë partnerin e tij të sillet ashtu siç dëshiron, duke i shkaktuar keqardhje dhe dyshime për mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tij.” Sipas saj, këto janë disa nga shenjat më të zakonshme.

Bën sikur është prekur nga fjalët tuaja

Një person që përpiqet t’ju manipulojë shpesh përdor fraza të tilla si: “Mendova se do të më kuptonit” ose “ju jeni personi i vetëm që kam dashur vërtet”. Nëse partneri juaj përdor shprehje të tilla për t’ju ndryshuar mendjen, atëherë me siguri po përpiqet t’ju manipulojë.

Qan lehtësisht

Kur përfshiheni në një debat, ndodh që partneri të preket dhe të shpërthejë në lot. Herën tjetër që partneri do ta bëjë këtë, përpiquni të kuptoni nëse ne të vërtetë po qan apo po shtiret.

Ju mban larg shoqërisë tuaj

Kur partneri dëshiron t’ju ketë nën kontroll ju mban larg asaj që ndiheni rehat. Mendoni se ku jetoni, me kë shoqëroheni dhe çfarë frekuentoni. Kjo mund të jetë një shenjë e madhe manipulimi.

Kërkon vazhdimisht “vepra” për dashurinë tuaj

Keni dëgjuar shpesh fraza të tilla si “Nëse më doni do ta bënit atë që të kërkoj” ose “nëse më do vërtet do të më blesh atë që dua”? Dashuria nuk kërkon asgjë në këmbim dhe gjestet e tilla janë një flamur i kuq. Është një mënyrë e qartë manipulimi edhe nëse tingëllon e pafajshme.

Reagon ndaj “jo”

Sa herë që i thoni jo, nis një luftë mes jush. Tolerime duhet të ketë por nga të dyja palët.

Tejkalon limitet

Nëse vendosni kufij dhe partneri juaj po përpiqet t’i kapërcejë ato, atëherë duhet të rishqyrtoni raportin tuaj.

Të bën të ndihesh keq

Ndodh që të mbajë mëri për diçka ndaj së cilës nuk është dakord apo ta përmendë në çdo bisedë tuajën, veçanërisht kur rezultati do të jetë në interesin e tij më të mirë.

Bën viktimën

Mendoni pak: Ju grindeni dhe pavarësisht nëse keni të drejtë, ai bën viktimën. Në këtë mënyrë ai bën të pafajshmin, shmang përgjegjësinë e tij dhe hedh fajin tek ju.

Tallet me ju gjatë gjithë kohës

Në këtë pikë ka dy pjesë: Në të parën partneri ju fyen, por është faji juaj sepse e keni lejuar këtë gjë duke thënë se thjesht po bën shaka. Në të parën, nu nënvlerëson para të tjerëve. Kjo është mënyra e tij për t’ju bërë të ndiheni keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat