Si është të ndihesh i vetmuar, edhe pse je në një lidhje?

Life style

Si është të ndihesh i vetmuar, edhe pse je në një lidhje?

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Kur mendojmë për vetminë, imagjinojmë gjithnjë një individ që është fizikisht vetëm, por shumë veta mund ta përjetojnë vetminë, pavarësisht se janë pranë të tjerëve, madje edhe nëse janë në një marrëdhënie romantike.

Psikologia klinike, Ami Rokach, thotë se vetmia është një përvojë që kemi kur ndihemi sikur askush nuk kujdeset për ne apo sikur nuk jemi të rëndësishëm për ata që na rrethojnë. Edhe nëse nuk flitet shpesh për të, është diçka që në një fazë të caktuar të jetës, mund ta provojnë shumë njerëz. 2 në 5 amerikanë, për shembull, raportojnë se janë ndjerë të vetmuar ose izoluar edhe kur kanë qenë në lidhje, apo kur kanë patur një mik/e të ngushtë.

Vetmia është e vështirë, por akoma edhe më e ngatërruar është të ndihesh i vetmuar në një marrëdhënie.

"Vetmia brenda martesës është një gjë shumë e dhimbshme për t'u përjetuar. Në kulturën perëndimore martesa dhe marrëdhëniet serioze intime supozohet të na mbrojnë nga vetmia ... kështu që ndjenja e tjetërsuar nga personi ynë më i afërt, nga ai që supozohet të jetë partneri dhe shoku ynë më i mirë, është shumë e dhimbshme dhe ndonjëherë, edhe e frikshme. Kur një çift nuk mund t'i besojë njëri-tjetrit emocionalisht; kur kanë frikë vazhdimisht se do gjykohen, kur nuk mund të ndajnë lirshëm asgjë pa u sulmuar, ata ndihen të vetmuar dhe kjo mund të shkaktojë zemërim, depresion dhe zhgënjim."

Rokach vazhdon të shpjegojë pse vetmia ndodh në marrëdhënie, edhe nëse duket e papritur:

“Vetmia mund të ndodhë në marrëdhënie për disa arsye. Njerëzit mund të kenë hyrë në lidhje fillimisht sepse ishin të vetmuar. Një marrëdhënie që buron nga vetmia zakonisht përfundon në vetmi. Një arsye tjetër pse mund të ndodhë  është sepse një anëtar, ose të dy, mendojnë se nuk janë në gjendje të ndajnë dhe diskutojnë me siguri çështje të rëndësishme apo private për ta, me partnerin e tyre. Kjo mund të rezultojë në zemërim dhe shqetësim dhe këto ndjenja mund të fillojnë të grumbullohen nëse nuk zgjidhen. Për më tepër, një mungesë besimi mund të zhvillohet për shkak të kritikave të shpeshta që partnerët kanë me njëri tjetrin. Së fundmi, një burim kryesor i vetmisë është fakti që partnerët e marrin njëri-tjetrin për të mirëqenë".

Vetmia shpesh ngatërrohet me depresionin, pasi ato kanë karakteristika të ngjashme, të tilla si dhimbja emocionale dhe pafuqia. Dallimi kritik është se ata që janë të vetmuar shpesh kanë shpresë se dhimbja e tyre do të qetësohet sapo të krijojnë marrëdhënie me të tjerët. Megjithatë, depresioni dhe vetmia janë të lidhura sepse njerëzit e vetmuar kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion. 

Në fakt, vetmia ka filluar të shihet si e dëmshme për shëndetin fizik dhe mendor. Studimet kanë gjetur lidhje midis vetmisë dhe obezitetit, problemeve kardiovaskulare, stresit më të lartë dhe mosfunksionimit imunitar. Për më tepër, vetmia mund të shkaktojë jo vetëm stres të përditshëm, por edhe stres kronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat