Disa mënyra alternative për të humbur peshë gjatë dimrit

Life style

Disa mënyra alternative për të humbur peshë gjatë dimrit

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Çdo ditë thoni se bashkë me shtatorin nis dhe palestra, por ja që gjërat ndonjëherë s'janë siç mendojmë ne. E gjeni veten duke përtuar dhe duke ëndërruar me sy mbyllur për trupin që doni verën tjetër, po ndoshta është momenti të zgjoheni! Aktiviteti fizik dhe dieta e shëndetshme janë 2 nga ndryshimet më frytdhënëse, por nëse jeni KAQ përtacë, mund të shfrytëzoni dimrin për të rënë nga pesha. Do thoni ju si?

Duajeni të ftohtin

Trupi juaj ka tendencën të humbë më shumë kalori ku është shumë ftohtë, ndaj edhe aktivitete të thjeshta, si: shëtitja e qenit, apo vajtja në punë në këmbë, do t’ju ndihmojnë goxha.

Dridhuni

E dimë sesa e keqe është ndjesia e madhe e të ftohtit, por të paktën ka një efekt pozitiv. Dridhjet 10-15 minuta djegin po aq kalori sa një orë me ushtrime fizike të moderuara.

Dashuroni

Studime të reja kanë treguar se seretonina, hormoni i lumturisë, ndihmon trupin tuaj të djegë më shumë kalori. Si rrjedhojë humbisni peshë, por fitoni diçka tjetër.

Pini ujë të ftohtë

Konsumimi i lëngjeve që kanë temperaturë më të ulët se ajo e trupit tuaj, e detyron organizmin që të punojë për t’u ngrohur dhe në këtë proces, djeg më shumë kalori.

Ecni në borë

Gjatë së ecurës në borë, ju nuk keni të njëjtën zhdërvjelltësinë që keni gjatë asaj në një sipërfaqe normale. Kjo do të thotë se këmbët tuaja duhet të punojnë më shumë për të ecur, kështu që do të djegin më shumë kalori.

Vishuni trashë

Shtresat e shumta të veshjeve e bëjnë të vështirë lëvizjen dhe ju detyrojnë të digjni kalori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat