Mos kufjet po ju dëmtojnë dëgjimin?

Life style

Mos kufjet po ju dëmtojnë dëgjimin?

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Nëse jeni nga ata që pjesën më të madhe të ditës e kaloni me kufje në vesh, me siguri e pyesni veten nëse jeni duke bërë ndonjë mëkat me veshët apo jo. Sa na dëmtojnë kufjet?

Nëse ia ngrini vazhdimisht volumin telefonit,  është e mundur t'ju shkaktohet humbje dëgjimi e shkaktuar nga zhurma. Mekanika e thjeshtë zhvillohet kështu: Kur një goditje e vetme e një zhurme shumë të fortë udhëton në kanalin tuaj të veshit, përplaset në daullen e veshit.

Daullja dridhet, duke nisur dridhje edhe në muskujt e vegjël në veshin e mesëm, të cilat krijojnë valë me lëng në një strukturë të thellë të quajtur koklea. Këto valë lëvizin qime mikroskopike, të cilat e konvertojnë zhurmën në impulse elektrike që shkojnë në tru, duke i treguar atij se çfarë po dëgjoni. Valët e mëdha mund të dëmtojnë qimet e vogla dhe ato nuk rriten më kurrë.

Për ta krahasuar, ekspozimi i gajtë dhe i përsëritur ndaj zhurmave mbi 85 decibel shkakton humbje të dëgjimit. 

Humbja e dëgjimit të induktuar nga zhurma nuk çon në shurdhërim të vërtetë, por mund të shkaktojë dëm permanent. Nëse e gjeni veten në vështirësi për të dëgjuar bisedat, ose e ngrini shumë zërin e televizorit, është një shenjë që tregon se e keni tepruar me përdorimin e kufjeve. Mënyra më e mirë për të ruajtur veshët, është ta mbani volumin në nivele të arsyeshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat