Disa ‘hile’ për t'i bërë këpucët të mos prishen kurrë!

Life style

Disa ‘hile’ për t'i bërë këpucët të mos prishen kurrë!

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Nëse ka diçka që kërkon rëndësi të veçantë nga e gjithë veshja, janë këpucët! Sytë e të gjithëve instiktivisht shkojnë aty, për të mos përmendur faktin që të duhet t'i mbash për shumë gjatë në këmbë, të ecësh e të vraposh me to. Duhet të jenë të rehatshme, të bukura dhe mbi të gjitha të mirëmbajtura. Këpucët e mira rezistojnë gjatë, nëse dhe ju dini si t'i mbani!

1-Kujdesuni për to.

Nëse i doni aq sa thoni kujdesuni sa më shumë për to. Pastrojini me kujdes pa përdorur ujë ose investoni për një spraj të përshtatshëm.

2-Mos i vishni dy herë rresht.

Ndoshta duket e vështirë kur ato janë të preferuarat tuaja, por është mirë t’ju jepni një ditë pushim dhe ato do t’ju falenderonin.

3-Ruajini ato siç duhet!

Mbajini çizmet në një kuti këpucësh ose vendosini në një letër mëndafshi që ti bëjë të duken të freskëta.

4-Zbërthejini këpucët.

Pas një dite të gjatë është e rëndësishme t’i zbërtheni dhe t’i hapni për t'u ajërosur.

5-Kujdesuni për gomën e këpucës.

Goma e këpucës është më e rëndësishmja për të t’u kujdesur pasi ajo është e para që prishet. Kjo jo vetëm që do ti bëjë që këmbët tuaja të jenë më të rehatshme për të ecur, por do t’i bëjë dhe të zgjasin më shumë.

6-Riparimi është kujdes.

Mos i hidhni çizmet tuaja të preferuara vetëm sepse kanë disa shenja. Një dyqan i mirë për riparimin e këpucëve, mund ti bëjë ato të duken të reja dhe me një kosto të ulët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat