Nëse doni disa arsye për të mos mbajtur reçipeta, ja ku i keni!

Life style

Nëse doni disa arsye për të mos mbajtur reçipeta, ja ku i keni!

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Mos vishni numrin e gabuar të reçipetave

Markat janë “hileqare” dhe numrat e reçipetave variojnë nga njera markë tek tjetra. Kështu që, ju nuk do ta dini asnjëhëerë me siguri nëse jeni duke blerë numrin e duhur. Gjëja më e mirë,për t’u bërë, është ta masni vetë numrin përpara çdo blerjeje.

Shkaktojnë dhimbje në qafën, shpatullat dhe mesin tuaj

Fakti, që kupat e rexhipetave janë ato që ofrojnë mbështetje, është thjesht një mit. Në të vërtetë, janë rripat ata që e bëjnë punën më të madhe. Prandaj kur ju merrni një masë ndryshe nga ajo që ju duhet, pësoni dhimbje shpatullash dhe një ngacmim në nervat e shtyllës kurrizore.

Reçipetat e gabuara pengojnë frymëmarrjen

Masa e gabuar ushtron trysni mbi kockat duke kufizur frymëmarrjen. Kjo gjë mund të bëhet kronike aq sa të rrezikojë vërtet jetën tuaj.

Të vrarat ose shenjat në lëkurë kanë një shpjegim!

E keni pyetur veten për të nxirat ose shenjat e tjera në lëkurën tuaj? Epo rexhipetat mund të jenë një nga arsyet. Ato krijojnë hapësirë për infeksionet e shkatuara nga kërpudhat.

Kujdes zemrën!

Masë e vogël, tela në pjesën e poshtme janë recetë për dhimbjet e zemrës që ndjeni sa herë vishni recipetat tuaja.

Nëse flini me reçipeta veshur, forma e e gjoksit tuaj nuk do jetë më e mirë

Mund të keni dëgjuar që mbajtja e reçipetave veshur forcon gjinjtë, por kjo nuk është e vërtetë. Përkundrazi, është e këshillueshmë që gjatë gjumit ti hiqni ato për t’i dhënë kësaj pjese të trupit lirinë e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat