Historia e 22-vjeçares: Burri im më thotë se mund të fle me burra të tjerë

Life style

Historia e 22-vjeçares: Burri im më thotë se mund të fle me burra të tjerë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 00:01
Rae Nemetsky

Jo të gjitha martesat gjithandej nëpër botë funksionojnë njëjtë. Disa lloje moderne të marrëdhënieve, si ato poligame janë të përhapura mjaft shumë.

Një grua në Tik Tok ka zbuluar për raportin me burrin e saj, i cili sipas saj nuk i thotë asgjë nëse kryen marrëdhënie seksuale me burra të tjerë.

Rae Nemetsky, e quan veten një “grua e nxehtë”, duke e përshkruar një grua që fle lirshëm me burra të tjerë, me pëlqimin e plotë të burrit të saj.

Përkufizimi i drejtpërdrejtë nga Dictionary.com thotë se gruaja e nxehtë është një grua e martuar që kryen marrëdhënie seksuale jashtë martesës me dijeninë dhe pëlqimin e plotë të burrit të saj, i cili vetë nuk ka marrëdhënie me njerëzit e tjerë”.

22 vjeçarja tha se burri i saj kishte “kërkuar më shumë se një vit” që ajo të fillonte të flinte me burra të tjerë, por në fillim ajo nuk ishte e kënaqur me idenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat