Ky është mesazhi i duhur për ta nisur ditën me pozitivitet…

Life style

Ky është mesazhi i duhur për ta nisur ditën me pozitivitet…

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Një shishe ujë në supërmarket kushton 50 lekë. Në një lokal, e njëjta shishe uji kushton 80 lekë. Nëse e porosisim në një hotel, kushton 100 lekë ose më tepër. Nëse e blejmë në aeroport, mund të shkojë deri në 200 lekë.

Shishja është e njëjtë, edhe marka po ashtu, gjëja e vetme që ndryshon është vendi. Çdo vend i jep një vlerë të ndryshme produktit. Kur ndihesh keq, kur mendon se nuk vlen dhe kur çdokush përreth mundohet të të ulë, ndërro vend.

Mos qëndro aty ku je. Merr guximin dhe shko në një vend, ku realisht do të t’i njohin vlerat. Rrethoje veten nga persona që kanë konsiderata për ty. Mos u kënaq asnjëherë me pak. Ti nuk vlen pak dhe s’ke pse ia zvogëlon vlerat vetes tënde.

Kërko gjithmonë më të mirën, mos u kënaq me gjëra minimaliste. Edhe nëse do të duket sikur kërkon perfeksionin, kërkoje. Nëse nuk ta ofrojnë, largohu, derisa të tjerët të përmirësohen mjaftueshëm në raport me ty. Nuk ke pse lëshon pe për asgjë dhe aq më tepër të tolerosh të të ulin vlerat. Persona të tillë largoji menjëherë nga vetja jote dhe mundohu siç edhe e citova më lart, të rrish në ambiente që të përcjellin pozitivitet. Optimizmi mbjell optimizëm, negativiteti mbjell dhe lë përherë negativitet. Zgjidh me kujdes atë që do për veten tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat