Ky model tani vishet nga të gjitha femrat me stil!

Life style

Ky model tani vishet nga të gjitha femrat me stil!

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Ku dhe në çfarë mënyre do t’i bartni është çështje stili personal, por është pa dyshim që këtë sezon dollakët janë rikthyer në rrugë si një nga trendët shumë të pranishëm

Pavarësisht nëse jeni adhuruese të kësaj pjese apo jo, versioni i dollakëve nga vitet ’80 me një brez elastik është kthyer triumfalisht në vitin 2021, të cilin e shohim nga yjet e shumta të stilit të rrugës që tashmë i veshin ato gjerësish.

Përfundimisht, dollakët elastikë tani janë dizajnuar në mënyrë që të mund të konsiderohen pantallona dhe ju mund t’i vishni pa u brengosur aty ku e lejon rasti.

Mundësitë për të stiluar këta të ashtuquajtur dollakë ‘stirrup’ janë vërtet të panumërta.

Xhaketa sportive, këmisha dhe bluzat e mëdha janë një kombinim i mrekullueshme me këto dollakë, ndërsa kur bëhet fjalë për këpucët, ato do të duken më së bukuri në duet me këpucë me taka ose mokasina të mëdha.

Shihni frymëzimin nga Instagrami më poshtë:

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat