7 trajtimet natyrale që parandalojnë plakjen e shpejtë të lëkurës

Life style

7 trajtimet natyrale që parandalojnë plakjen e shpejtë të lëkurës

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 06:21
Ilustrim

Frigoriferi është streha më e mirë e disa prej recetave ideale për kujdesin e lëkurës.

Sugjerohet më poshtë disa metoda efikase në përpilimin e disa kurave të thjeshta nga ushqime të freskëta që i bëjnë lëkurës një transformim të mirëfilltë.

Kura për lëkurë të thatë
Përbërësit

-Një Avokado
-2 Lugë gjelle me kos
-Një lugë gjelle me vaj ulliri
-Një lugë gjelle me mjaltë
Kjo kurë e pasur me acide yndyrore omega-3 forcon qelizat e lëkurës. Falë mjaltit dhe kosit, fytyra do të jetë më e tendosur dhe e butë. Kjo përzierje aplikohet në të gjithë fytyrën dy herë në javë dhe mbahet për rreth 15-20 minuta. Më pas shpëlahet me ujë të ftohtë.

Kura për lëkurat problematike
Përbërësit

-Një banane
-Gjysëm luge çaji me sodë buke
-Gjysëm luge çaji me shafran indie
-Nëse lëkura juaj është problematike dhe ka tendencën të ketë akne të shumëta, atëherë provojeni këtë kurë. Bananet janë të pasura me vitaminë A që rigjallëron qelizat dhe pastron poret. Shafrani shkatërron bakteret që shkaktojnë akne, ndërsa soda e bukës përthith yndyrën e tepërt në lëkurë. Aplikohet pasi të keni pastruar fytyrën me ujë të vakët vetëm një herë në javë.

Kura për lëkurë të ashpër
Përbërësit

-Gjysëm kastraveci i bërë pelte
-Çerek gote me qumësht
-Një lugë gjelle me mjaltë
-Një lugë gjelle me sheqer kaf
-Kastraveci largon skuqjet. Për më tepër, ai përçon një aromë freskie sa do ju duket sikur jeni në një qendër estetike. Kjo maskë e zbut lëkurën ndjeshëm vetëm pas një përdorimi. Aplikohet në fytyrë dy herë në javë.

Maskë për lëkurë të ndjeshme
Përbërësit

-Një lugë gjelle me kos
-Një lugë çaji me mjaltë
-Një lugë çaji me kakao pluhur
-Një lugë me rozmarinë të grimcuar
Lëkurat e ndjeshme kanë tendencën të përjetojnë më shumë skuqje. Kosi është baza e maskave të suksesshme. Ai është i pasur me probiotikë dhe proteina që qetësojnë lëkurën. Mjalti ngushton puret dhe largon infeksionet. Kakaoja përmban flavonolë qetëson lëkurën nga irritimet e ndryshme. Këtë kurë mund ta përdorni një herë në javë.

Kura për lëkurë të yndyrshme
Përbërësit

-Gjysëm filxhani me tërshërë të gatuar e të ftohtë.
-Një vezë
Një lugë gjelle me lëng limoni. Acidi tek lëngu i limonit largon yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura ndërsa tërshëra e zbut lëkurën dhe heq skuqjen. Kjo kurë aplikohet në fytyrë një herë në javë.

Kura për lëkurë me njolla
Përbërësit

-Një kungull dimri nga ato që rritet në vreshta.
-Kungulli duhet bërë pelte në një mikser
-Një lugë gjelle me mjaltë
-Dy pika nga vaji i pemës së çajit
Kjo maskë jo vetëm që largon aknet por edhe nxit prodhimin e kolagjenin. Mjalti në veçanti zbardh lëkurën. Kura duhet bërë një herë në javë.

Kura për lëkurë të lodhur
Përbërësit

-Lëngu i një limoni
-Dy lugë gjelle me sheqer
-Një lugë gjelle me vaj ulliri
Me këtë maskë fytyra juaj do të jetë e freskët dhe e qetë. Limoni dhe sheqeri do të ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura. Vaji i ullirit do të hidratojë lëkurën dhe do t’i japë shëndetin dhe freskinë e munguar. Kjo kurë mund të përdoret 2-3 herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat