Ekspertët e emrave të foshnjave parashikojnë emrat trend për dekadat e ardhshme

Life style

Ekspertët e emrave të foshnjave parashikojnë emrat trend për dekadat e ardhshme

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Ekspertët e emrave të foshnjave shpesh bëjnë parashikimet e tyre se cilët emra do të jenë të njohur në një ose dy vjet. Por ekspertët në Nameberry – një website i njohur për emrat e bebeve – vendosën ta çojnë edhe më tej parashikimin, në tre dekadat e ardhshme.

"Libri ynë i parë 'Beyond Jennifer & Jason' doli në vitin 1988 dhe kështu që ne kemi parashikuar tendenca që atëherë - tendenca si emrat që mbarojnë me O, emrat e natyrës, emrat uniseks - emrat që të gjithë u bënë të njohur.

Pamela Redmond, bashkëthemeluese e Nameberry, tha për HuffPost: "Kështu që e sfiduam veten të bënim të njëjtën gjë me listën e vitit 2020. Ne zgjodhëm 30 vjet përpara.”

Për të identifikuar emrat më të njohur të së ardhmes, redaktorët e Nameberry shqyrtuan mijëra emra që iu dhanë më pak se 25 fëmijëve të lindura në vitin 2020. Ata zgjodhën 10 emra të pazakontë për vajzat dhe djemtë,për të cilët mendojnë se do të jenë më të njohur në vitet e ardhshme.

"Ne kemi parë ndryshimet e gjeneratave përsa u përket emrave dhe zbuluam se shumë emra trend sot ishin jashtëzakonisht të rrallë një brez më parë, në statistikat amerikane të vitit 1990," tha Redmond.

Ajo vuri në dukje se pret që shumica e njerëzve që lexojnë listën nuk do t'i pëlqejnë emrat, pasi brezat e mëvonshëm priren të zgjedhin emra që prindërit e tyre nuk do t'i donin.

Ja emrat e parashikuar:

Vajza

Eleri
Franklin
Ione
Lunarose
Pandora
Pixie
Prairie
Vita
Willoughby
Xoe

Djem

Clement
Florian
Hale
Helix
Isidore
Jupiter
Kanoa
Oakes
Vision
Wilbur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat