Disa këshilla që duhet t'i keni parasysh kur takoni prindërit e partnerit/es për herë të parë!

Life style

Disa këshilla që duhet t'i keni parasysh kur takoni prindërit e partnerit/es për herë të parë!

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Çfarë të shmangni:

Mundoheni të mos e tregoni dashurinë (të paktën fizikisht) shumë hapur. Kjo mund t'i bëjë prindërit e partnerit/es të ndihen në siklet. 

Qëndroni larg temave të diskutueshme dhe personale si politika, feja, shëndeti etj. Zgjidhni tema pozitive dhe tërheqëse ku të gjithë mund të thonë diçka. Disa opsione: fëmijëria juaj, e partnerit/es, njohja etj.

Çfarë të bëni:

Si një nga temat e "sigurta" që përmendëm më sipër, kërkojuni prindërve të partnerit  t'ju tregojnë disa histori qesharake nga fëmijëria e të dashurit. Prindërit vdesin të flasin për fëmijët!

Sjellja e një dhurate të vogël është një ide e mirë. Ju mund t'i kërkoni të dashurit tuaj t'ju japë disa ide për një dhuratë të mirë për nënën dhe babain. Gjeste të tilla të vogla mund të lënë një përshtypje të qëndrueshme.

Vishuni thjesht, por mirë. Zgjidhni një veshje të rehatshme që mund t'ju ndihmojë të veproni natyrshëm dhe të ndiheni të relaksuar.

Kërkojini partnerit/es t'ju tregojë më shumë për prindërit. Kjo do t'ju ndihmojë të merrni ndjesinë se i njihni ata edhe para se t'i takoni fizikisht.

Bëhuni gati t'u tregoni atyre më shumë për familjen, interesat dhe pasionet tuaja.

Disa komplimente nuk bëjnë kurrë dëm, por kujdes. Mos e teproni duke e çuar në servilosje. Jini të vërtetë në ato që thoni. Vlerësoni dekorin e shtëpisë, ushqimin, mënyrën si kanë rritur fëmijët etj.

Më e rëndësishmja: Jini vetvetja. Mos u përpiqni të pretendoni se jeni dikush tjetër vetëm për të lënë një përshtypje. Fundja, kjo s'do jetë hera e fundit që takoheni, prandaj dhe interesi dhe prezantimi duhet të jenë sa më të sinqertë dhe të vërtetë. Shijojeni mbrëmjen dhe mos harroni se "sikletet" tuaja, i kanë edhe prindërit e partnerit/es. Bëjeni këtë eksperiencë sa më të këndshme për të dy palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat