Gjashtë këshilla që iu ndihmojnë të jeni më të qëndrueshëm në shtrat

Life style

Gjashtë këshilla që iu ndihmojnë të jeni më të qëndrueshëm në shtrat

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Ekspertët e marrëdhënieve seksuale thojnë se paraloja dhe praktikimi i sa më shumë pozicioneve, do t’iu ndihmojë që të jeni më të qëndrushëm në shtrat.

Një e katërta e çifteve, thonë se procesin e kryejnë brenda 60 sekondave, e kjo mund të çojë në grindje, stres e madje edhe prishje të marrëdhënieve.

Doktoresha Sarah Jarvis, tha se pamundësia për të qëndruar gjatë në shtrat mund të jetë edhe problem shëndetësor, shkruan The Sun.

“Ne nuk e dimë saktësisht sa meshkuj e kanë atë problem, sepse sikleti i ndalon shumë prej tyre që të kërkojnë ndihmë mjekësore, por mund të jetë tek një e treta e meshkujve”

Ekspertët kanë gjashtë këshilla që iu ndihmojnë të jeni më të qëndrueshëm në shtrat:

1.Masturbimi para seksit

Masturbimi para se të bëni seks është një mënyrë e sigurt për t’u siguruar që të jeni më të qëndrueshëm gjatë aktit seksual.

Kjo do t’ju ​​ndalojë të stimuloheni herën e dytëm por mos e bëni menjëherë më parë pasi ju duhen 30 deri në 60 minuta për t’u shëruar.

2.Ndryshimi i pozicioneve

Kalimi në një pozicion më pak emocionues do t’ju bëjë më të qëndrueshëm në shtrat.

“Zgjidhni një pozicion që ju duket më pak emocionues për t’ju ndihmuar të ngadalësoni,” tha doktoresha.

3.Më pak paralojë

Paraloja gjithashtu mund të ndikojë që të jeni më pak të qëndrueshëm në shtrat.

Prandaj, kërkoni nga partneri juaj që të keni sa më pak paralojë.

4.Përqendrohuni te partneri juaj

Përqendrimi te partneri juaj do të bëjë që ju të jeni më të qëndrueshëm në shtrat.

“Përqendrohuni në kënaqësinë e partnerit tuaj, pyeteni atë se çfarë e bën të ndihet mirë”, tha doktoresha Jarvis.

5.Hapuni me partnerin tuaj

Komunikimi është çelësi i një seksi të mirë.

Diskutoni pasiguritë tuaja në lidhje me gjithçka që iu shqetëson në këtë pikë.

6.Forconi muskujt

Forcimi i muskujve me anë të ushtrimeve do t’iu bëjë që të jeni më të qëndrueshëm dhe të keni seks më të mirë.

Kjo është një pikë kyçe që marrëdhënia juaj seksuale të zgjasë më shumë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat