Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme?

Life style

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme?

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Mësoni se çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Ambicia juaj ka filluar të japë rezultate, do të bini në sy shkak të sensit të vetëkontrollit tuaj, që ju karakterizon në këtë moment. Ndoshta keni pak vështirësi për të qartësuar idetë tuaja, por çështjet profesionale gjithsesi nuk duhen lënë pasdore. Ngjarjet aktuale në fushën afariste ju krijojnë mundësi për forma të reja bashkëpunimi,

Shëndeti: Fyti është mjaft i ndjeshëm. Ftohjet dhe viruset janë të mundshme dhe do të ishte mirë t’i luftonit, në mënyrë që të mos ndodhë bronkit ose pneumoni.

Dashuria: Ju gjithmonë kënaqeni në sfidë dhe definitivisht do ta përjetoni gjatë këtyre ditëve, kur do të gjeni veten në shoqëri të një personi, të cilin qysh moti keni dashur ta njihni. Besojini zemrës suaj. Një mesazh i papritur do t’ju bëjë t’ju rrahë zemra fort dhe të keni shpresa që më parë mendonit se ishin vetëm iluzione. Gjërave duhet hedhur pak mëlmesa.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Fuqia e vullnetit tuaj është e madhe këto ditë, po ashtu edhe fuqia e durimit. Kjo është periudhë e mirë për të filluar rutinën e praktikës, ose për t’i dhënë fund shprehive të këqija. Ky faktor mund të ndikojë që edhe në punë të jeni tejet i suksesshëm. Duhet ta shfrytëzoni këtë energji dhe ta përdorni për qëllime të duhura.

Shëndeti: Ndjeshmëria, problemet me imunitetin janë ende të theksuara, të cilat do të pasqyrohen veçanërisht përmes ftohjeve ose problemeve me infeksionet urologjike.

Dashuria: Hallet me problemet materiale ju kanë ngarkuar një kohë të gjatë, por oferta dashurore të cilën do ta merrni do të mund t’jua kompensojë të gjitha. Por, duhet të jeni i kujdesshëm, sepse mund të gjendeni në ujë të përvëluar. Mendoni edhe për të tjerët kur të bëni plane afatgjate. Nganjëherë epshet e theksuara dhe emocionet e mëdha befasisht mund t’ju çojnë në vendim të gabuar.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Do të keni ca detyrime të papritura, që do t’jua shtojnë mërzinë. Mirëpo, këto duhet të jenë një impuls më shumë për t’u mobilizuar dhe për t’iu rrekur obligimeve. Kjo është një periudhë ku mendja juaj kthehet më tepër kah çështjet e partneritetit. Nga fundi i javës kushtojini kujdes imazhit tuaj afarist apo stilit të shprehjes.

Shëndeti: Energjia juaj është në një nivel shumë të ulët këtë javë. Jeni të lodhur dhe keni nevojë të gjeni më shumë hapësirë për të pushuar dhe për të fjetur mirë.

Dashuria: Dëshironi dhe duhet që sa më shumë të komunikoni me partnerin tuaj. Nëse nuk keni ndonjë lidhje, gjithnjë e më tepër do të theksohet nevoja për të krijuar një marrëdhënie stabile. Ndoshta edhe vetëbesimi i shtuar gjatë këtyre ditëve do t’ju ndihmojë më tepër. Mirëpo, nga tërë kjo, nuk do të jeni të kënaqur vetëm me marrëdhëniet formale – dëshironi diçka më shumë dhe më të thellë. Megjithatë, kohë pas kohe mund të përjetoni ndjenja të thella.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Në planin profesional gati të gjitha punët po ju shkojnë mbarë, ngase shumica e yjeve janë në favor tuaj. Do të kaloni mirë edhe me interes material, për të cilin jeni përpjekur mjaft. Po ashtu, do të keni fat, pasi që do të bashkëpunoni me një mik tuajin, gjatë punës së përditshme. Duket se jeni të vendosur të trimëroni njëri-tjetrin në një rrugë të re, drejt sukseseve të reja.

Shëndeti: Fyt shumë i ndjeshëm, por edhe ndjeshmëri ndaj infeksioneve të traktit urinar. Lëvizni më shumë, kini kujdes nga moti i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm.

Dashuria: Gjatë kësaj jave theksi do të jetë në njohje të reja dhe në dashuri të re. Kush është i lirë, do të përjetojë një befasi emocionale. Gjatë disa mbrëmjeve gjysmë zyrtare do të njihni një person, i cili do të luajë rol të rëndësishëm në tërë jetën tuaj. Vetëm kur do t’i kuptoni drejt lajthitjet tuaja emocionale, mund të keni një zgjedhje të mirë në dashuri. Fatmirësisht, “ëndrrat tuaja dashurore” mund të realizohen.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Mos lejoni t’u kaplojë ndjenja e dëshpërimit apo e dhimbjes së imagjinuar, që do t’u shtynte në një situatë të papërshtatshme, sepse thellë në zemrën tuaj keni kërkuar ndryshime dhe ja ku e keni rastin tashti. Nga ju kërkohet të vazhdoni në mënyrë harmonike, duke sfiduar atë për çfarë keni nevojë e jo të veproni me forcë.

Shëndeti: Përveç problemeve me stomakun, ekziston një ndjeshmëri e jashtëzakonshme ndaj ndryshimeve të motit.

Dashuria: Kjo javë ju ofron mundësi për të provuar një lidhje që keni tentuar ta bëni për një kohë të gjatë, por ju ka munguar vizioni apo vullneti i duhur. Kjo mund të ndërlidhet me ndonjë marrëdhënie, ose ndoshta me ndonjë fillim të ri, të cilin keni hezituar ta vëni në funksion. Në një mënyrë, gjatë kësaj periudhe do të keni aftësi të ndërmerrni hapin e parë dhe duhet ta bëni këtë me tërë energjinë që posedoni.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09

Puna: Këto ditë mund të zhyteni në parashikime të ngjarjeve, por a do të jeni të gatshëm t’i ndani ato me të tjerët? Me gjithë të mirat dhe problemet, mos i lini pasdore obligimet e shumta profesionale. Në fund të javës, ju pret një rast i mirë që ju garanton satisfaksion afarist dhe financiar apo ndonjë formë të mirënjohjes publike.

Shëndeti: Tash keni ardhur në pozitë të shqyrtoni çështjen që u brengos më së tepërmi, e ato janë nervat tuaja.

Dashuria: Raportet me partnerin ju irritojnë një kohë të gjatë, prandaj nëse dëshironi t’u ikni konflikteve më të rënda, merruni me diç tjetër. Në planin e miqësisë ju presin befasi të shumta dhe kthesa të papritura me shumë çaste të këndshme. Madje, në fund të kësaj jave, nga këto miqësi i ka të gjitha paradispozitat të shndërrohet në dashuri. Nuk mund ta mbani domosdo lidhjen emocionale, e cila dita-ditës vetëm po dobësohet.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Nganjëherë, pasi të ballafaqoheni me një problem dhe pasi të humbni besimin në aftësitë tuaja, si dhe përkrahjen nga të tjerët, vini në një pikë kur seriozisht pyetni veten se a duhet pezulluar apo anuluar planin tuaj dhe të provoni diçka tjetër. Sidoqoftë, këshilla më e mirë për ju në këtë pikë do të ishte: të vazhdoni edhe më tutje, atëherë kur duket se nuk ka mbetur as drita me e vogël në fund të tunelit.

Shëndeti: Pushoni më shumë, nëse ju pëlqen – meditoni. Ju nuk do të bëheni Buda, por do të ndiheni më mirë.

Dashuria: Ju pret njohja me një person, i cili nuk është i lirë, por për të cilin do t’ju luajë zemra nga vendi. Lirohuni nga ngarkesat dhe kaloni së paku një kohë të këndshme. Vetëm pasi të ketë kaluar bukur një kohë, do të mund të bëni vlerësimet më reale rreth jetës tuaj. Pa u hezituar shfaqini qëllimet dhe ndjenjat tuaja emocionale. Kualiteti i cili del nga lidhja dashurore paraqet fatin tuaj intim, ndërsa raporti me personin e afërt më së shumti ndikon edhe në vetëbesimin të cilin e keni.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Filloni realizimin e një ideje të kahershme dhe në këtë mënyrë do të dilni nga “anonimiteti” në planin profesional. Këto ditë do të jeni mjaft të zënë dhe të orientuar kah obligimet tuaja të përditshme. Mirëpo, kjo nuk do të jetë pengesë e madhe. Disi do të jeni të kënaqur me situatën në punë dhe më në fund gjërat do të shkojnë mbarë. Ndryshimet eventuale apo mosmarrëveshjet mund të priten nëse keni marrëdhënie të partneritetit.

Shëndeti: Në një moment jeni të dobët, në një tjetër jeni duke shpërthyer me energji. Rrethojeni veten me njerëz pozitivë, por gjithashtu relaksohuni dhe qetësohuni më shumë.

Dashuria: Në fushë të dashurisë shumëçka lini që të vetëkuptohet, mirëpo janë nganjëherë do gjëra që, ndonëse dihen, duhet të përsëriten, të thuhen, qoftë edhe nga disa herë. Jeta juaj emocionale mund të hyjë në një rutinë të përshtatshme. Mirëpo, duket se kjo periudhë do të jetë e dobishme që disa mospajtime do të zgjidhen shumë më lehtë.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Nëse ndonjëherë veproni me nxitim, do të përfundoni viktimë e rrethanave, por nuk duhet të turpëroheni. Është një rrezik që keni vendosur ta merrni përsipër dhe një provë tjetër. Vullneti juaj është për t’u admiruar. Nëse e kërkoni diçka me ngulm, herët a vonë do arrini. Mos u dorëzoni përpara vështirësive pengesave që ju dalin përpara, mundohuni të përmirësoheni dhe të jepni më shumë.

Shëndeti: Ju pak nevrikë dhe kjo thjesht ju merr energjinë. Ju gjithashtu herë pas here keni probleme me gjumin. Të moshuarit duhet të kontrollojnë presionin e gjakut më shpesh.

Dashuria: Ndoshta të qenit xhentil nuk ka qenë një virtyt i juaji këtë kohë dhe kjo ka sjellë probleme me personin e dashur që ndan jetën me ju. Do të keni dëshirë të jepni më të mirën e vetes suaj duke u sjellë mirë dhe duke i bërë surpriza të këndshme partnerit tuaj. Për të martuarit, ringjallja e romancës është shumë e mundshme.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Do ta keni të vështirë të dërgoni mesazhet e duhura njerëzve që ju rrethojnë. Ju jeni tepër emotivë por një gjë e tillë do të ndikojë negativisht në punën tuaj. Duhet të ruani gjakftohtësinë dhe do t’ia dilni. Loja e sigurt nuk është mënyrë e juaja, por duhet të zgjidhni mundësitë më pak të rrezikshme në planin e biznesit në të cilin keni punuar. Kjo mund të shmanget nëse përdoret logjika në atë situatë.

Shëndeti: Problemet e fytit që do të jenë jashtëzakonisht të ndjeshme. Gjithashtu – trakti urogjenital. Ju jeni jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj të gjitha llojeve të baktereve dhe viruseve.

Dashuria: Dilema në veten tuaj nganjëherë sikur shndërrohet në një luftë të njëmendtë në të cilën gjithsesi nuk mund të ketë fitues. Përpiquni të jeni korrekt në rend të parë me vetveten e pastaj me të tjerët. Këto dilema tuajat do të reflektohen sidomos në fushë të dashurisë, andaj duhet të stabilizoheni dhe të jeni më të vendosur.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Nuk do të keni probleme të theksuara – ju edhe më tutje jeni serioz dhe me përgjegjësi, mirëpo në këtë periudhë keni edhe shumë ide kreative. Kjo nënkupton se i shmangeni rreziqeve të punës, në të cilat, në kushtet normale, nuk do të hynit. Në fundjavë, ekziston mundësia që të avanconi pozicionin tuaj në shkallën afariste.

Shëndeti: Kryesisht probleme të vogla shëndetësore, së pari me organet e frymëmarrjes, pastaj me pjesën lumbale të shpinës.

Dashuria: Ndoshta pak jeni të lodhur nga punët e mundimshme me të cilat merreni dhe gjithnjë e më tepër ndjeni nevojë për t’u kujdesur për atë që ju duhet në shtëpi. Për ju do të ishte mirë që për fillim të bëni ndonjë freskim në shtëpinë tuaj. Duhet të thyeni seriozitetin. nganjëherë të befasoni partnerin me një shenjë të thjeshtë të kujdesit dhe të tregoni atë që e ndjeni.

PESHQIT (20.2 – 20.03.)

Puna: Përqendrohuni në ëndrrat tuaja dhe analizoni mirë detajet sepse mund t’ju shpëtojnë nga duart mundësi të arta. Perfeksionojeni stilin tuaj të shprehjes, sepse ka momente kur forca e bindjes ka efekt të shumëfishtë. Jo gjithmonë mund shkoni mirë me gjithë. Me disa gjëja më e mirë që duhet bërë është t’i qëndroni larg kur i takoni.

Shëndeti: Infeksionet e traktit urinar, por edhe një fyt i ndjeshëm – do të jenë pikat tuaja të dobëta. Kini kujdes që të mos ftoheni dhe të forconi imunitetin tuaj.

Dashuria: Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi fjalëve të partnerit dhe mos ta lini kurrë vetëm, nëse ai apo ajo po kalon një moment të mbushur me dyshime dhe frikë. Dyshimet në dashuri do të vijnë pikërisht atëherë kur nuk i prisnit, duke sjellë tension në marrëdhënien çift. Koha tjetër do të jetë e përmbushur me detyrime dhe me rezultate mesatare. Tregoni qëllimet tuaja të sinqerta dhe bëhuni i parezistueshëm para personit i cili e meriton kujdesin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat