Disa shqiptarë tregojnë çfarë nuk i thanë kurrë ish-të dashurit/ës

Life style

Disa shqiptarë tregojnë çfarë nuk i thanë kurrë ish-të dashurit/ës

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Ndodh që për disa gjëra – nga aroma e trupit e deri te tradhtia – të mos gjejmë guximin t’ua themi partnerëve, madje as pas ndarjes. Margò, administratorja e Instagramit të Anabel Media në Instagram, pyeti ndjekësit se çfarë nuk ia thanë kurrë ish-të dashurit/ës. Të qenit anonim ndihmon dhe disa prej tyre gjetën guximin të shkruanin që:

1. Mënyra si flet anglisht është shumë e shëmtuar.

2. Nuk i thashë kurrë që nuk më pëlqente aroma e tij e trupit.

3. Që ishte partneri im i parë seksual, por ai nuk e kuptoi kurrë.

4. Që nuk ishte mjaftueshëm i mirë në shtrat.

5. Që doja më shumë kushëririn e tij.

6. Nuk i thashë kurrë që u lidha me të se thjesht se nuk kisha çfarë bëra gjatë asaj kohe.

7. Që jam biseksuale.

8. Që isha unë ajo që i flisja me adresë fallso.

9. Ai nuk e dinte që unë i dija të gjitha gënjeshtrat e tij, por bëja kot sepse më pëlqente kur mendonte që më gënjente.

10. Nuk e arrita asnjëherë orgazmën kur bëja seks me të.

11. Që më vinte turp prej tij edhe pse e doja.

12. Që vetëm ai më bënte për të qeshur.

13. Nuk ia thashë kurrë asaj që bënte shumë gabime në drejtshkrim.

14. Që pranova të flisja me të vetëm se kishte lekë.

15. Që kujtimet tona më përndjekin çdo ditë.

16. Të kam tradhtuar.

17. Laji dhëmbët.

18. Që jam e diagostikuar me talasemi major dhe mentaliteti shqiptar të bën të stepesh, sepse pjesa më e madhe nuk kanë informacion dhe u duket tragjike ajo diagnozë.

19. Pse rezervoi një hotel që ishte vetëm për gay dhe i pëlqente aq shumë ai hotel?

20. Që prindërit e tij janë toksikë.

21. Isha me vëllain tënd para teje.

22. E di që je gay dhe më vjen keq që nuk gjete rehatinë për të folur as me mua. Nuk të gjykoj.

23. Më fal që të lëndova. Tani ai nuk jeton më.

24. Kisha qejf shoqen e saj të ngushtë.

25. Që nëna e tij tradhtonte të atin.

26. Vishej shumë keq.

27. Që u lidha për çështje egoje personale. Nuk e kam pasur kurrë qejf

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat