Çfarë kuptim kanë ëndrrat që shihni me zjarr

Life style

Çfarë kuptim kanë ëndrrat që shihni me zjarr

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Ju ka ndodhur të shihni ëndrra që përfshijnë zjarrin? Fillimisht, mendoni për çdo ngjarje të rëndësishme që mund të ketë ndodhur gjatë atyre ditëve. Jesse Lyon, hipnoterapsite dhe interpretuese ëndrrash thotë se "ëndrrat tuaja ndonjëherë lidhen me ngjarje nga jeta dhe ju japin njohuri se si të ecni përpara". Ja disa kuptime të mundshme:

1. Jeni të nevrikosur/ të mërzitur

Sipas ekspertit të ëndrrave Lauri Loewenberg, zjarri në ëndërr më së shpeshti përfaqëson zemërim dhe nerv. Dhe kjo falë simbolikës së tij të njohur. Ne priremi të përdorim terma zjarri kur flasim për zemërimin dhe kjo është arsyeja pse ky lloj imazhi mund të shfaqet në ëndrrat tuaja nëse keni qenë të zemëruar për diçka.

2. Ndiheni jashtë kontrolli

Një ëndërr me zjarr gjithashtu mund të tregojë se diçka në jetën tuaj ndihet jashtë kontrollit. Mund të tregojë për një ndjenjë urgjence, pasi keni brenda jush një "zjarr" që duhet të shuhet. Për të analizuar më tej domethënien, mendoni për çdo çështje që po ndodh në jetën tuaj që ju keni injoruar ose lënë pas dore, sepse ka qenë/është shumë stresuese.

3. Shenjë se duhet të pushoni një moment

Një ëndërr me zjarr mund të shërbejë gjithashtu si një paralajmërim nga mendja se jeni gati të "shpërtheni" nëse nuk pushoni, veçanërisht nëse ëndërroni për një zjarr në shtëpi. Kjo lloj ëndrre shpesh është paralajmërim se duhet të gjeni një mënyrë për t'u çliruar dhe qetësuar nga stresorët e jashtëm dhe zhurma e përditshmërisë.

4. Dëshironi të ndihmoni

Një ëndërr me zjarr, për shembull një pyll që digjet, mund të tregojë edhe dëshirën për të bërë një punë vullnetare ose për të ndihmuar në një formë tjetër.

5. Po kaloni një transformim

Meqenëse zjarret janë shkatërruese, ato gjithashtu priren të simbolizojnë transformimin, ashtu si një feniks që ngrihet nga hiri. Për të parë nëse ky është rasti, mendoni për të gjitha mënyrat në të cilat po kaloni ndryshimet tani, qoftë në punë, në marrëdhënie, etj.

Një ëndërr e zjarrtë mund të shfaqet gjithashtu kur jeni duke u marrë me një projekt të ri krijues, i cili është një lloj tjetër fillimi i ri. Ëndrrat e zjarrit ndonjëherë flasin edhe për një lloj transformimi dhe rigjenerimi të brendshëm!

6. Duhet ta lini të shkojë

Nëse humbni diçka në një zjarr, shpesh sinjalizon se po e lini të shkojë. Kjo mund të jetë e trishtë, por edhe lehtësuese për ju. 

7. Ju keni një dëshirë "të zjarrtë"

Sipas terapistes dhe ekspertes së ëndrrave, dr. Katherine Lawson, këto ëndrra mund të nënkuptojnë gjithashtu se po digjeni nga dëshira ose kurioziteti. Kjo mund të tregojë diçka që ju duhet të thoni, diçka që dëshironi të mësoni, apo edhe të përfaqësojë një interes dashurie (ndoshta me të cilin nuk keni folur ende).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat