Si të bëhemi më të duruar ndaj gjërave/njerëzve që na acarojnë çdo ditë!

Life style

Si të bëhemi më të duruar ndaj gjërave/njerëzve që na acarojnë çdo ditë!

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Sarah Schnitker, një profesoreshë e asociuar e psikologjisë dhe neuroshkencës në universitetin Baylor, dhe autore e studimit të vitit 2012 "Një ekzaminim i durimit dhe mirëqenies", në një intervistë me CNN, i përgjigjet pyetjes "si të jemi më të duruar":

Ajo thotë se "rivlerësimi konjitiv - ku mendoni për situatën nga një këndvështrim i ri - ose gjetjet e përfitimeve - duke pyetur veten se çfarë është gjëja pozitive që mund të vijnë nga kjo situatë negative - mund t'ju ndihmojë të prisni në moment dhe gjithashtu mund t'ju ndihmojë të krijoni durim afatgjatë".

Nërgjegjësimi për emocionet dhe identifikimi i vërtetë i asaj që po ndjeni, mund të ndihmojnë. Është e rëndësishme të dini dhe të mësoni të jeni të duruar sepse kjo do lidhet drejtpërdrejt me shumë aspekte të tjera të jetës suaj.

Një studim ka treguar se "njerëzit më të duruar janë në gjendje t'i përballojnë më mirë krizat psikologjike". Këta lloj njerëzish kanë edhe më shumë gjasa, t'i kalojnë më mirë simptomat e depresionit. Në këtë formë, durimi mund të ndihmojë në shërimin e një personi.

Praktikimi i të qenit i duruar mund të jetë i vështirë sepse shpesh ndodh papritur. Imagjinoni sikur fëmija juaj të fillojë duke ulëritur nga askundi në mes të rrugës ose të ngecni në trafik përpara një takimi vërtet të rëndësishëm.

Ajo që duhet të bëni është që fillimisht të jeni të ndërgjegjshëm për rëndësinë e durimit në jetën tuaj. 

Më pas mund të komunikoni me dikë, të praktikoni rregullisht meditimin dhe të punoni me veten për të njohur më mirë emocionet tuaja dhe për t'i emërtuar ato.

Rrjedhshmëria emocionale e bën më të lehtë rivlerësimin e situatave, edhe nëse ato janë të paparashikueshme. Nëse ndryshoni mënyrën se si mendoni, kjo ndryshon edhe mënyrën se si ndiheni - por së pari ju duhet të dini se çfarë ndjeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat