Rriteni efektin e pompave duke i përmirësuar këto tri gabime të zakonshme

Life style

Rriteni efektin e pompave duke i përmirësuar këto tri gabime të zakonshme

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Pompat janë të shkëlqyeshme për të ndërtuar forcë në pjesën e epërme të trupit, pasi që gjatë performimit të tyre, ato i angazhojnë disa grupe të muskujve.

Megjithatë, ky ushtrim mund të kthehet në makth nëse nuk i performoni në pozitën e duhur.

Nëse jeni fillestar, ekspertët këshillojnë që t’i performoni ato nën vëzhgimin e dikujt me përvojë. Ndër keqkuptimet më të zakonshme rreth pompave është që ky ushtrim i angazhon vetëm muskujt e gjoksit.

Megjithatë, nëse pompat bëhen siç duhet, jo vetëm që i përmirësojnë shpatullat, duart dhe muskujt e gjoksit, por edhe muskujt abdominal dhe të shpinës.

Personat që ankohen për dhimbje të shpinës dhe të bërrylave pas ushtrimeve, zakonisht i performojnë pompat në mënyrë të gabuar.

Për t’i performuar pompat në pozitën e duhur, vendosni duart në tokë në gjerësi të shpatullave. Duke e përdorur peshën e trupit, ngriheni veten kundër gravitetit dhe pastaj prekeni tokën. Këtë ushtrim përsëriteni 15 herë në tri seri. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat