15 gjërat që i bëjnë të gjitha vajzat në një takim

Life style

15 gjërat që i bëjnë të gjitha vajzat në një takim

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:20
Ilustrim

Një takim është një përvojë pak e mundimshme për këdo. Ka emocion në të dyja anët e tavolinës dhe secili përpiqet të bëjë figurë sa më të mirë. Për vajzat, janë disa gjëra që ndodhin gjithmonë në një takim.  Ja 15 arsye:

Na zë gjumi mbi menu

Burrat shohin menunë, gjejnë menjëherë çfarë u duket e mirë dhe porososin. Gratë shohin me kujdes çdo element. Mos kjo pjata është shumë e shtrenjtë? Nëse unë porosis proshutë dhe djathë të pjekur, mos do kujtojë që jam llupëse? Mos duhet të porosis thjesht sallatë…apo pastaj do jem e uritur dhe ai do e kuptojë nga mënyra si do ha ëmbëlsirën që në të vërtetë duhet t’i lë dhe atij të provojë.

Përpiqemi të jemi stylish

Në takime ne dukemi komplet ndryshe nga ç’jemi në të vërtetë. Nëse 90% e gardërobës është xhinse dhe T-shirt, ne veshim fustanin më modern të mundshëm në takim ose shkojmë të blejmë rroba të reja për takimin e parë. Pyesim edhe shoqen e ngushtë për produktet e grimit që na duhen dhe si t’i përdorim. Edhe te vajzat që janë veçanërisht stylish njihet dëshira për t’u dukur edhe më mirë në takim.

Shqetësohemi për ato që do themi

Për disa bisedat në takim rrjedhin natyrshëm, por për të tjerët ndarja mes atyre që duhen thënë dhe atyre që nuk duhet, është një vijë shumë e hollë. E dimë që nuk duhet folur për ish-ët dhe që është shumë herët për t’i folur për këngëtarin e preferuar. Mos i duket puna jonë e mërzitshme apo mos mendon që flasim shumë?

Hapim sytë për detaje

Nëse në një marrëdhënie gjykojmë çdo detaj, edhe në takimin e parë nuk lëmë gjëra pa vënë re. I ka flokët e larë? Si flet për familjen? Flet shumë për mamanë? Ne kërkojmë dikë të përshtatshëm që mos të na shkaktojë shqetësime të panevojshme, prandaj të paktën një herë hapim sytë për të kapur sa më shumë të dhëna për personalitetin e atij.

Përpiqemi të thyejmë heshtjen

Heshtja është e sikletshme, pothuajse aq e sikletshme sa je gati të flasësh për performancën e ish-it në shtrat vetëm që ta mbushësh heshtjen me fjalë. Në takime duket sikur kushdo përreth është duke biseduar për qejf dhe vetëm ju po rrini të ulur gojëmbyllur duke e bërë një dështim të madh këtë takim. Kështu që përpiqemi ta mbushim atë heshtje, ndonjëherë me fjalë që e bëjnë heshtjen alternativë shumë herë më të mirë.

Kërkojmë shkëndijën

Ka gisht kinemaja këtu! Ne të gjitha duam ta ndjejmë atë, ta ndjejmë shpesh. Atë ndjesinë në stomak që na bën të kuptojmë që po shkon mirë. Kështu që në çdo takim kërkojmë ato çastet që krijojnë atë ndjesi ose ose përpiqemi t’i krijojmë ato çaste super romantike. Nëse është takimi i katërt dhe ajo ndjesi nuk është shfaqur atëherë e dimë që nuk do vijë.

Lajmërojmë shoqet në telefon

Të përdorësh telefonin në tavolinë nuk është e hijshme si kur je duke ngrënë, si duke pirë koktej apo çaj, apo në çdo kohë të takimit, por kur e ke të nevojshme t’u thuash shoqeve sa mirë po shkon, kjo ndodh. Një mënyrë është të përdorësh shfajësimin e tualetit, që t’u shkruash atje, jo në tavolinë ku nuk ka kuptim të shikosh telefonin.

Veprime të kota

Është prej emocioneve, apo sepse mendojmë që po të prekim vazhdimish flokët na bën sexy, veprime nervoze  bëjmë të gjithë. Sa më shumë emocione gjatë takimit, aq më shumë bëjmë. Kur ai djali na pëlqen shumë përpiqemi të shkarkojmë gjithë energjitë negative duke u dukur në fund sikur nga kanë vënë në elektroshok.

Krijojmë alibi për t’u larguar

Po shkon keq, shumë keq. Në atë kohë ne shpikim një “Oh, shoqa ime është ndarë nga i dashuri, ka nevojë për mua” ose “gjyshja ka rënë nga shkallët ”, ose kur nuk shqetësohemi për ndjenjat e tjetrit themi vetëm “Unë po çohem tani”. 

Ia ngulim sytë

Në fakt, ne nuk duam. Ne thjesht po përpiqemi të jemi të sjellshme dhe të shohim tjetrin në sy…por pastaj mendja humbet ose bëhemi nervoze dhe përfundojmë duke e parë tjetrin në sy me një shprehje sikur po vrapojmë shpejt të kapim gotën që po bie.

Qeshim

Ne qeshim. Kur kërkojmë derën nga do dalim.  Kur mendojmë që kushdo qofshim, jemi të çmendura dhe kur kalojmë mirë. Nëse ka diçka që e kemi bërë të gjitha në një takim, është e qeshura.

Gjejmë elementët shkatërrimtarë

Ne të gjitha kemi gjëra që nuk i tolerojmë, që e prishin menjëherë marrëdhënien nëse ndodhin. Sigurisht mund të jetë diçka e madhe si ai që tymos pa fund hashash,  por edhe që ai bën humor vetëm me batuta Facebook-u. Kështu ne gjithmonë bëjmë ca pyetje për të zbuluar nëse fshihet ndonjë element nga këta.

Përpiqemi të dukemi më të zgjuara

Nuk mungon asnjëherë kjo përpjekje kur dalim me një djalë që na pëlqen ose që ka 17 dokotratura dhe ne duam të lëmë përshtypje të mirë, por pastaj fillojmë të themi gjëra si Turqia është afër me Madagaskarin dhe që rrënja katrore e 847 është 5, vetëm ngaqë kemi dalë nga zona jonë për t’u dukur më të zgjuara. Herës tjetër është mirë t’i flasim për gjëra që i njohim mirë.

Shkojmë me vonesë

E vërteta është që gratë nuk venë gjithmonë vonë në takime sepse janë vonuar duke u bërë të bukura ose sepse duan t’I japin rëndësi vetes. Kjo ndodh ngaqë jemi të rrëmujshme, të pavendosura dhe marrim rrugën më të gjatë. Kështu që pas 30 prova fustanesh dhe trafikut, ne arrijmë me vonesë.

Veshim diçka të parehatshme

Qofshin takat që na i mbushin këmbët me plagë, qofshin reçipetat me shumë mbushje, apo bluza nga e cila nuk e dimë as vetë si do dalin, ne gjithmonë veshim diçka jokomode në takim. Më pas e kalojmë gjithë takimin duke u përpjekur të ndihemi rehat, por kjo rrallë shkon në favorin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat