Gjërat që i bëjnë të gjitha vajzat në takim të parë

Life style

Gjërat që i bëjnë të gjitha vajzat në takim të parë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Në takime ne dukemi komplet ndryshe nga ç’jemi në të vërtetë.

Një takim është një përvojë pak e mundimshme për këdo. Ka emocion në të dyja anët e tavolinës dhe secili përpiqet të bëjë figurë sa më të mirë. Për vajzat, janë disa gjëra që ndodhin gjithmonë në një takim.  Ja 9 prej tyre:

Na zë gjumi mbi menu

Burrat shohin menunë, gjejnë menjëherë çfarë u duket e mirë dhe porososin. Gratë shohin me kujdes çdo element. Mos kjo pjata është shumë e shtrenjtë? Nëse unë porosis proshutë dhe djathë të pjekur, mos do kujtojë që jam llupëse? Mos duhet të porosis thjesht sallatë…apo pastaj do jem e uritur dhe ai do e kuptojë nga mënyra si do ha ëmbëlsirën që në të vërtetë duhet t’i lë dhe atij të provojë.

Përpiqemi të jemi stylish

Në takime ne dukemi komplet ndryshe nga ç’jemi në të vërtetë. Nëse 90% e gardërobës është xhinse dhe T-shirt, ne veshim fustanin më modern të mundshëm në takim ose shkojmë të blejmë rroba të reja për takimin e parë. Pyesim edhe shoqen e ngushtë për produktet e grimit që na duhen dhe si t’i përdorim. Edhe te vajzat që janë veçanërisht stylish njihet dëshira për t’u dukur edhe më mirë në takim.

Shqetësohemi për ato që do themi

Për disa bisedat në takim rrjedhin natyrshëm, por për të tjerët ndarja mes atyre që duhen thënë dhe atyre që nuk duhet, është një vijë shumë e hollë. E dimë që nuk duhet folur për ish-ët dhe që është shumë herët për t’i folur për këngëtarin e preferuar. Mos i duket puna jonë e mërzitshme apo mos mendon që flasim shumë?

Hapim sytë për detaje

Nëse në një marrëdhënie gjykojmë çdo detaj, edhe në takimin e parë nuk lëmë gjëra pa vënë re. I ka flokët e larë? Si flet për familjen? Flet shumë për mamanë? Ne kërkojmë dikë të përshtatshëm që mos të na shkaktojë shqetësime të panevojshme, prandaj të paktën një herë hapim sytë për të kapur sa më shumë të dhëna për personalitetin e atij.

Përpiqemi të thyejmë heshtjen

Heshtja është e sikletshme, pothuajse aq e sikletshme sa je gati të flasësh për performancën e ish-it në shtrat vetëm që ta mbushësh heshtjen me fjalë. Në takime duket sikur kushdo përreth është duke biseduar për qejf dhe vetëm ju po rrini të ulur gojëmbyllur duke e bërë një dështim të madh këtë takim. Kështu që përpiqemi ta mbushim atë heshtje, ndonjëherë me fjalë që e bëjnë heshtjen alternativë shumë herë më të mirë.

Kërkojmë shkëndijën

Ka gisht kinemaja këtu! Ne të gjitha duam ta ndjejmë atë, ta ndjejmë shpesh. Atë ndjesinë në stomak që na bën të kuptojmë që po shkon mirë. Kështu që në çdo takim kërkojmë ato çastet që krijojnë atë ndjesi ose ose përpiqemi t’i krijojmë ato çaste super romantike. Nëse është takimi i katërt dhe ajo ndjesi nuk është shfaqur atëherë e dimë që nuk do vijë.

Lajmërojmë shoqet në telefon

Të përdorësh telefonin në tavolinë nuk është e hijshme si kur je duke ngrënë, si duke pirë koktej apo çaj, apo në çdo kohë të takimit, por kur e ke të nevojshme t’u thuash shoqeve sa mirë po shkon, kjo ndodh. Një mënyrë është të përdorësh shfajësimin e tualetit, që t’u shkruash atje, jo në tavolinë ku nuk ka kuptim të shikosh telefonin.

Veprime të kota

Është prej emocioneve, apo sepse mendojmë që po të prekim vazhdimish flokët na bën sexy, veprime nervoze  bëjmë të gjithë. Sa më shumë emocione gjatë takimit, aq më shumë bëjmë. Kur ai djali na pëlqen shumë përpiqemi të shkarkojmë gjithë energjitë negative duke u dukur në fund sikur nga kanë vënë në elektroshok.

Krijojmë alibi për t’u larguar

Po shkon keq, shumë keq. Në atë kohë ne shpikim një “Oh, shoqa ime është ndarë nga i dashuri, ka nevojë për mua” ose “gjyshja ka rënë nga shkallët ”, ose kur nuk shqetësohemi për ndjenjat e tjetrit themi vetëm “Unë po çohem tani”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat