Fëmijët e ish-pasanikëve tregojnë për momentin kur kuptuan që ishin shumë të pasur

Life style

Fëmijët e ish-pasanikëve tregojnë për momentin kur kuptuan që ishin shumë të pasur

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

1. "E kuptova kur shokët e mi flisnin për kredi studentore dhe sa shumë punonin për t'ja dalë. Unë ndërkohë s'ja kisha idenë çfarë po ndodhte. Kisha gjithçka të paguar dhe aty kuptova që familja ime ishte ndryshe nga të tjerët."

2. "Mbaj mend babain që i thoshte vëllait se sa me fat ishim. Gjithsesi unë s'e kuptoja derisa ndodhi kriza e 2008-ës. 6 vite më vonë kuptova çfarë kishte ndodhur."

3.  "Isha i ndërgjegjshëm që isha i pasur kur recensioni i 2008-ës nuk ndikoi fare tek ne. Vazhdonim merrnim leksione muzike, bëni aktivitete të tjera të kushtueshme dhe shkonim akoma me pushime."

4. "E kuptova kur kujtoja që im atë më jepte dyfishin e parave që unë fitoj tani. Dhe ta mendosh që paguhem shumë mirë si programuese që jam."

5. "U ndërgjegjësova kur në shkollë më pyesnin: "Ti ke qenë me pushime? Sa me fat!""

6. "Kur shkoja në shtëpitë e të tjerëve dhe shihja që s'ishin të mëdhaja sa e imja. Aty kuptova që ne duhet të kishim para."

7. "Prindërit tanë s'na e thanë kurrë. Ne shkonim në kampe në vend të hoteleve. Unë dhe vëllezërit e mi e ndanim akulloren nëpër kausha dhe shumë rrallë hanim nëpër restorante. Pastaj prindërit e mi morën një makinë të re, një varkë, etj, dhe aty kuptova që im atë kishte një kompani shumë të suksesshme, por kjo ishtr mënyra e tij për të na edukuar me përgjegjësitë dhe realitetin e përgjithshëm."

8.  "Ne u rritëm me një shërbëtore. Ajo bënte gjithçka për ne kur ishim fëmijë. Në atë kohë se kuptoja dot që jo të gjithë kishin dikë në shtëpi që të kujdesej.

9. "S'e kuptoja kur isha më e vogël. Ndodhi vetëm kur prindërit e mi blenë kuaj për mua dhe vëllain dhe kjo s'ishte fare, po fare normale."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat