Ç'mund të bëni nëse keni probleme me kujtesën

Life style

Ç'mund të bëni nëse keni probleme me kujtesën

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Bajamet

Bajamet janë një element shumë i rëndësishëm për të përmirësuar kujtesën tuaj dhe fuqinë e trurit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe omega-3 të cilat rigjallërojnë qelizat e kujtesës. Gjithashtu bajamet ju bëjnë shumë mirë edhe për sytë.

- Hidhni 5-10 bajame ne ujë dhe i lini përgjatë një nate
- Mëngjesin tjetër, hiqjani lëkurën dhe grini bajamet
- Zieni këtë masë me një gotë qumësht
- Shtoni pak mjalt ose sheqer sa për shije
- Pijeni cdo ditë për 30-40 ditë

Rozmarinë

Rozmarina është një tjetër bimë e famshme e cila përmirëson kujtesën e dobët. Madje mund t’ju ndihmojë edhe thjesht fakti të thithni aromën e saj. Studime të Universitetit të Northumbrian në Angli në vitin 2013, dolën në përfundimin se aroma e rozmarinës mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës së ardhshme e  cila është e themelore për funksionimin e përditshëm.

- Hidhni një lugë rozmarine të thatë në një gotë me ujë të nxehtë për 5 minuta. Nëse keni rozmarinë të freskët hidhni një degëz në të njëjtën sasi uji për 3-4 minuta. Kullojeni dhe konsumojeni cdo ditë për minimalisht 5 javë.
- Mund edhe të thithni aromën e vajit të rozmarinës ose të hidhni disa pika të tij në difuzuesin aromatic të dhomës suaj.

Fara e zezë 

Fara e zezë, emri shkencor i së cilës është nigela sativa e njohur gjithashtu si ‘kalonji’, ka aftësi të mahnitshme për të mprehur potencialin e mendjes, falë antioksidantëve, anti-inflamatorëve dhe rekuizitëve neuron-mbrojtës që zotëron. Një studim i huaj farmaceutik ka zbuluar se personat që morën cdo ditë dy kapsula 500mg që përmbanin ekstrakt të pastër të farës së zezë, shfaqën një gjëndje të përmirësuar aftësish njohëse, kujtese dhe vëmendjeje në krahasim me ata që morën medikamente farmaceutike.

- Përzieni pak mjalt me ½ lugë caji me farë të zezë. Konsumojeni 2 herë në ditë për të paktën disa ditë. Rezultatet do të jenë impresionuese.
- Ose mund të merrni këtë bimë me supplement mbasi të keni konsultuar mjekun tuaj.

Vaj peshku

Elementët që përmban vaji i peshkut si, acidet yndyrore omega-3 etj janë provuar se ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës. Acidi dokosaheksaeonik (DHA) i gjetur në vajin e peshkut gjithashtu ndalon formimin e pllakave të trurit të lidhura ngushtë me sëmundjen e Alzhaimerit.

- Merrni kapsula të vajit të peshkut të paktën 600mg cdo ditë.
- Mund të përfshini edhe peshk në dietën tuaj si : salmon, sardele, harengë etj.

Vaj kokosi

Vaji i kokosit mund të furnizojë qelizat e trurit me energji, të ulë nivelin e kolesterolit, të përmirësojë gjëndjen e flokëve dhe lëkurës suaj si dhe të shmangë përqasjen tuaj me sëmundjen e Alzhaimerit sikurse elementët e mësipërm.

- Merrni 2 herë në ditë, 1 lugë caji me vaj organik të kompresuar në të ftohtë të vajit të kokosit.
- Mund ta shtoni edhe në sallatërat tuaja apo pijet që konsumoni gjatë ditës.

Kanellë dhe mjaltë

Këta dy element janë shumë të mirë për të cliruar tensionin nervor dhe përmirësimin e memorjes. Madje edhe vetëm thithja e aromës së kanellës ka të njëjtin funksion si më lart. Studimet kanë provuar se konsumimi i mjaltit para fjetjes ndihmon në eleminimin e stresit metabolic gjatë gjumit, i cili luan një rol të rëndësishëm në konsolidimin e kujtesës.

- Miksoni pak pluhur kanelle me një lugë caji mjaltë.
- Konsumojeni këtë përzierje cdo ditë para se të flini për të paktën disa javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat