Vendet ku nuk duhet të diskutoni kurrë me partnerin, nëse keni një bisedë serioze

Life style

Vendet ku nuk duhet të diskutoni kurrë me partnerin, nëse keni një bisedë serioze

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Nëse keni një bisedë të rëndësishme për të bërë me partnerin, që e dini që mund të shkojë deri në diskutim të fortë, atëherë duhet të dini që jo çdo vend është i përshtatshëm

Ka disa vende që duhet të shmangni në raste bisedash intime, për shembull nëse dëshironi t’i bëni partnerit disa gjëra të qarta, nëse dëshironi t’i plasni në fytyrë fiksimin e tij për ish-in, apo nëse raste ndarjeje.

Vendet që duhen shmangur janë:

Në dhomën e gjumit ose në shtrat. Dhoma e gjumit nuk është vendi i duhur ku mund të bëhen biseda të tilla.

Ekspertët thonë se dhoma e gjumit duhet të jetë një hapësirë e shenjtë, ku ju duhet vetëm të flini dhe të bëni seks. Dramat ruajini për jashtë çarçafëve!

Në restorant. Restoranti është vendi më i papërshtatshëm, vetëm nëse doni të fluturojnë tavolinat.

Në një bar. Pija alkoolike mund t’ju bëjë të thonë gjëra që nuk i mendoni vërtetë ose që nuk dëshironi t’i thoni.

Por cili është vendi më i përshtatshëm për të bërë biseda kaq private?

Ekspertët thonë se vendi i duhur është kur jeni ndalur me makinë të ulur pranë njëri-tjetrit.

Jo vetëm që është një hapësirë private, por ju lehtëson edhe nga ankthi i të parit të partnerit në sy, ndërkohë që i thua ato ke për t’i thënë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat