Ju thyhen shpesh objekte në shtëpi? Ja si interpretohet kjo nga teoria Feng Shui

Life style

Ju thyhen shpesh objekte në shtëpi? Ja si interpretohet kjo nga teoria Feng Shui

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Kur objektet fillojnë të thyhen shpesh dhe zhduken, Feng Shui paralajmëron se kjo mund të jetë e lidhur me energjinë negative.

Në shumicën e rasteve, kaosi në shtëpi fillon për shkak të akumulimit të energjisë negative. Thyerja, dëmtimi dhe humbja e gjërave sipas Feng Shui tregon se energjia negative, mbahet dhe grumbullohet në shtëpi dhe mund të jetë pasojë e rrëmujës, punëve të grumbulluara dhe mosfavorizimit të Feng Shui dhe bllokimit të fluksit të energjisë.

Nëse keni rrjedhje të ujit në shtëpi, me shumë mundësi keni probleme financiare. Mendoni nëse i shpenzoni paratë në mënyrë racionale dhe nëse ia vlen të kurseni më shumë.

Nëse vazhdimisht ju mungojnë gjëra të vogla që ju nevojiten (karfica, lidhëse flokësh, çelësa, çorape, kapele) ndoshta jeni një person egoist dhe quani më të rëndësishme nevojat dhe dëshirat tuaja. Gjithashtu jeni dembelë dhe preferoni t’ua delegoni përgjegjësitë të tjerëve.

Enët e thyera e të plasaritura, të cacrat në monitore e pasqyra tregojnë se në shtëpi po shpërthen një konflikt i madh. Nëse nuk i hiqni qafe gjërat e thyera me kalimin e kohës, grindjet mund të përfundojnë në ndarje.

Dëmtimet e shpeshta të pajisjeve elektrike dhe llambave tregojnë se njerëzit që i përkasin të shkuarës suaj, nuk ju duan. Lumturia juaj i pengon ata të jetojnë në paqe.

Prishjet e shpeshta në shtëpi tregojnë një marrëdhënie toksike në të cilën ju jeni gjithnjë e më pak të respektuar.

Gjërat që zhduken përgjithmonë tregojnë stanjacion. Ato janë sinjal për diçka që është vjetruar dhe duhet të braktiset, duke krijuar hapësirë për diçka të re, interesante dhe pozitive.

Rekomandohet që të pastroni rregullisht energjinë e shtëpisë dhe do ta bëni nëse hidhni gjërat që nuk ju nevojiten më e që ju vjedhin hapësirën. Në mënyrë që energjia në shtëpi të jetë e shëndetshme, hidhni gjithçka të thyer e plasaritur dhe riparoni gjërat e dëmtuara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat