Njerëzit tregojnë arsyet pse i lanë papritur partnerët e tyre

Life style

Njerëzit tregojnë arsyet pse i lanë papritur partnerët e tyre

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

1. "Nuk jam krenare për këtë por njëherë kam lënë shumë keq djalin me të cilin po dilja. Ai që në takimet e para nisi të fliste për martesën dhe madje më çoi në shtëpi për të takuar prindërit. Theksoj ishte takimi i parë!"

2. "Unë u zhduka nga i dashuri im i 3 viteve. Ne ndaheshim dhe lidheshim shpesh, por kjo u bë shumë e lodhshme emocionalisht për mua. S'ka rëndësi sa herë përpiqesha ta bëja të lumtur, ai ma kthente duke më bërë të dukesha si e çmendur. Më izolonte prej miqve dhe jeta ime përtej tij. E toleroja sepse e doja, por mora vendimin e prerë për t'u larguar përfundimisht. Më çonte mesazhe dëshpërimi për t'u kthyer, por s'kishte kuptim. U zhduka prej tij!"

3. "Nuk ma bënte zemra t'ja thoja, por ajo ishte shumë e ngjitur. Donte të takoja prindërit e saj pas 2 takimesh dhe donte të dilnim disa herë në javë. Çdo gjë të vogël e kthente në bisedë serioze dhe diskutohej me orë të tëra. Thjesht s'e bëja dot më, po mbytesha."

4. "Iu largova pas 6 muajsh lidhje. Ai s'e vendosi dot kurrë nëse donte një lidhje dhe ishte gjatë gjithë kohës konfuz. Njëherë, nuk mora vesh prej tij asgjë për 3 javë rresht dhe pastaj më shpjegonte çfarë i kishte ndodhur. Më kërkoi të dilnim, unë nuk dola. U zhduka prej tij dhe sot, 15 vite më vonë jam krenare për këtë vendim."

5. "Unë dhe i dashuri im u zumë dhe i thashë që dua të ndahemi. Takova dikë tjetër dhe i dhashë numrin tim. S'e di ç'ndodhi dhe u pajtova me të dashurin, kur djali i ri që njoha më telefonoi papritur. M'u dhimbs t'i tregoja të vërtetën dhe thjesht u zhduka. I dashuri im është sot bashkëshorti i 13-viteve dhe besoj që kam bërë zgjedhjen e duhur."

6. "Sapo kisha përfunduar një lidhje 10 vjeçare, kisha kaluar një divorc dhe isha nënë e një vogëlushi. S'e kuptoja atë kohë, por unë realisht s'doja të isha në një lidhje. Ishte më e thjeshtë për mua të injoroja mesazhe, telefonata dhe të gjeja atë njeriun tjetër."

7. "Ai ishte i fejuar me nënën e dy fëmijëve të tij. Asnjë detaj prej këtyre s'ma kishte përmendur më herët. Ishte zhdukje e menjëhershme dhe kam 0 ndjesi pendese."

8. "Unë kam lënë dikë kur isha 21 vjeç. Ai më tha se ishte 24, por kur i pashë kartën ishte 34 vjeç. Nëse do të ishte treguar i sinqertë do të kishte një shans me mua, por që nga ai moment unë thjesht ika!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat