Gabimet që ju penalizojnë kur dërgoni një CV

Life style

Gabimet që ju penalizojnë kur dërgoni një CV

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Përgjigjen që do të merrni pas një aplikimi për punë, e keni brenda CV-së suaj! Ç'duam të themi me këtë? Që mënyra e formulimit të CV mund të jetë avantazh ose disavantazh i madh për ju! 

Eksperiemente të shumta kanë treguar se humbja e fazës së parë të aplikimit për punë është e lidhur me mënyrën e ndërtimit të CV-së suaj. 

Rezultoi se pika e dobët më e madhe ishin gabimet gramatikore, ku 87% e 600 të të punësuarve pranonin se ato ishin shumë të mërzitshme. Një tjetër pikë e dobët ishin të dhënat personale inkorrekte ( emra kontaktesh dhe kompanish të gabuara) si edhe mungesa e informacioneve kyç si detajet e kontaktit.

Diçka që pritej ishte se të qënurit konçiz vlerësohej shumë, ku 46% të drejtuesve ju dukej irrituese një CV e gjatë dhe vetëm 26% e tyre e pëlqenin si ide. Ata vlerësonin edhe cilësinë profesionale në një CV, ku afërsisht 44% e tyre ju dukej i papërshtatshëm ‘toni’ informal apo i rastësishëm i të shkruajturit.  

Pavarsisht gabimeve gramatikore apo atyre të lidhura me të shkruarit, drejtuesit shfaqën një lloj irritimi edhe kundrejt fotove të bashkangjitura në të.

Gafat më të mëdha që ju penalizojnë kur dërgoni një CV:

Gabimet drejtshkrimore  - 87%

Përfshirja e informacioneve të gabuara (emër i gabuar i kompanisë apo i kontakteve) - 76%

Mungesa e informacioneve kyç (datat, detajet e kontaktit, përgjegjësitë, etj ) - 74%

CV është tepër e gjatë - 46%

CV është joformale  - 44%

Dizajn i varfër (faqosja, paragrafët, etj ) - 39%

Informacion i tepërt personal (hobi, arritje jashtë punës, etj) - 29%

CV tepër e shkurtër - 26%

Përfshirja e eksperiencave apo edukimeve të papërshtatshme - 24%

Imazhi i aplikantit është i përfshirë në CV - 13%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat