10 mënyra praktike për t'u ndjerë më mirë me mënyrën si dukesh!

Life style

10 mënyra praktike për t'u ndjerë më mirë me mënyrën si dukesh!

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 00:59
Foto ilustrim

Kur filloni të jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si e shihni dhe perceptoni veten, do të kuptoni edhe ku po "gaboni" me perceptimin tuaj. Këshillat e mëposhtme ndoshta nuk janë gjithnjë më të lehtat për t'u realizuar, por nëse i keni në mendje si pjesë të procesit të përmirësimit të vetes, nuk do të jetë dhe aq e vështirë.

1. Hidhni poshtë idealet tuaja, të përcaktuara nga media për bukurinë. Ju nuk do të ndryshoni përkufizimin e shoqërisë për bukurinë, por mund të ndryshoni tuajin. Mos u përqëndroni në bukurinë që shihni në reklama, por, në vend të kësaj, në bukurinë që shihni në njerëzit e jetës reale që admironi.

2. Kujtoni se juve nuk ju përkufizon vetëm pamja. Bëjeni vetëvlerësimin të kushtëzuar jo vetëm nga cilësitë e jashtme, por edhe ato të brendshme. Përqendrohuni në atë që ju pëlqen te vetja në lidhje me aftësitë, personalitetin, marrëdhëniet dhe perspektivën tuaj mbi botën. Këto, janë cilësi që ju mund t'i rrisni dhe zhvilloni edhe vetë.

3. Mos u trembni kur ndjeni se "dukeni keq". Ankthi dhe stresi mund të shkaktojnë një dëm të vërtetë në fytyrën tuaj, dhe ju do të keni më shumë gjasa t'i shfaqni ndjesitë që keni, përmes fytyrës.

4. Buzëqeshni. Sado çuditshëm tingëllon, njerëzit i pëlqejnë njerëzit që qeshin. Pra, në një mënyrë buzëqeshja ju zbukuron. Studimet thonë në fakt, se ndërsa buzëqeshni, gjendja juaj e humorit gjithashtu përmirësohet.

5. Mos krijoni varësi nga kozmetika. Provoni të jeni një ose dy ditë pa grim. Ju mund të zbuloni se në të vërtetë dukeni më mirë kur lëkura juaj ka një shans për të marrë frymë dhe qerpikët tuaj nuk rëndohen nga rimeli.

6. Vishni jo vetëm rroba të bukura, por edhe të rehatshme. Nëse për pak ditë nuk fiksoheni pas çdo kombinimi me detaje, visheni thjesht dhe rehat, do kuptoni se është mirë të visheni siç ju doni, duke qenë i vërtetë me veten.

7. Merrni një pushim nga pasqyra. Mos i thyeni pasqyrat, por merrni një afat të shkurtër nga kontrollimi i vazhdueshëm i tyre. Në vend të kësaj, përqendrohuni në atë se si ndiheni brenda.

8.Përqendrohuni në ruajtjen e shëndetit. Stërvituni për të qenë të shëndetshëm, jo vetëm "seksi". Ushqehuni për të qenë të shëndetshëm, jo për të rënë nga pesha. Krijoni zakone të mira bazuar tek shëndeti, jo thjesht tek paraqitja.

9. Flisni me të afërmit. Njerëzit që ju duan apo edhe njejëz të tjerë që thjesht ju njohin, mund t'i adhurojnë gjërat që ju nuk pëlqeni tek vetja. Në këtë kontekst, mos harroni që edhe ju, ta shihni e t'i flisni vetes si dikush që e keni përzemër.

10. Ndaloni së krahasuari. Krahasimi i vazhdueshëm i vetes me njerëz shumë më të rinj ose më të mëdhenj në moshë se ty, krahasimi me yjet e filmave kinematografike - të gjitha këto do t'ju zhgënjejnë dhe do t'ju dëmtojnë mendërisht. Në vend të kësaj bëni një kontroll të realitetit: Shihni fotot e paedituara, njerëzit përreth etj. Në thelb, njerëzit nuk ndryshojnë dhe aq nga njëri-tjetri.

Punoni me veten përmes kësaj liste dhe bëni gjithçka që keni në dorë për të përmirësuar dhe evoluar veten, duke i qëndruar i vërtetë asaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat