Mbani në frigorifer dy sfungjerë të lagur, ja për çfarë shërbejnë

Life style

Mbani në frigorifer dy sfungjerë të lagur, ja për çfarë shërbejnë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Mjafton që t’i njomni dy sfungjerë dhe t’i fusni në qese për frigorifer me ngrirje të thellë Edhe pse është bërë shumë normale që në parkun e lojërave të merrni këshillën që menjëherë pasi të lëndohet fëmija, vendin e lënduar t’ia lyeni me margarinë në mënyrë që të zhduket shenja, tani është zbuluar truku i ri, i cili, do ta pranoni, është shumë efikas.

Në të vërtetë, mjafton t’i njomni dy sfungjerë dhe t’i fusni në qese frigoriferi me ngrirje të thellë dhe pastaj në frigorifer.

Duhet të jenë sfungjerë të pastër të cilët mirë i njomni me ujë të zakonshëm, i kulloni pak dhe i fusni në qese.

Atë qese mbajeni në frigorifer. Kur fëmija të lëndohet (gërvishtja, goditja, prerja), sfungjerin vendoseni në plagë dhe mos u brengosni.

Është më i mirë se perimet, sepse ato thërrmohen, prandaj nuk mund të përdoren, ndërkaq shumë më mirë është mishi i ngrirë, i cili është tepër i ftohtë për fytyrën e fëmijës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat