Çfarë të mendoni sa herë ju ndizet një cigare, që të mos e ndizni atë

Life style

Çfarë të mendoni sa herë ju ndizet një cigare, që të mos e ndizni atë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Të lësh cigaren mund të duket si gjëja më e vështirë në botë dheme siguri duhet të jetë, përderisa akoma 1 miliardë njerëz nëbotë– 1 në 7 banorë të Tokës– pinë cigare.

Ndonëse ndikimi që kanë cigaret tek shëndeti është i njohur pasistudiohet prej dekadash, ka akoma keqkuptime për çfarë e shkakton dëmin tek shëndeti.

Ndoshta duke e sqaruar këtë pyetje të rëndësishme, mund tëarrijmë ta kuptojmë më qartë problemin e cigareve dhe tënxitemi për ta lënë atë.

Cili është shkaktari kryesor i dëmit?
Ndonëse përbërësi më i famshëm mund të jetë nikotina, sipasstudimeve të shumta nikotina rezulton të krijojë varësi, por nukrezulton të jetë shkaktar kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren. E në fakt, nikotina ka qenë në thelb të përpjekieve tëshkencës për të krijuar alternativa me risk më të ulët për ata qënuk ia dalin të lënë cigaren, alternativa të cilat të mund tëpërcjellin nikotinë por pa përbërësit e tjerë të dëmshëm.

Këta përbërës të dëmshëm gjenden tek tymi i cigares, i ciligjenerohet nga djegia. Është pikërisht djegia problemi, pasi kure ndezim cigaren, bashkë me tymin çlirohen 7 mijë kimikate, nga të cilat 100 janë të vërtetuara me shkencë se janë shkaktarëose shkaktarë potencialë sëmundjesh.

Pikërisht për këtë arsye shkenca dhe teknologjia po kërkojnëprej dekadash mënyra si të përcjellin nikotinën pa tymin dheveçanërisht, pa djegien, siç është përshembull alternativa me ngrohje. Kjo teknologji është krijuar mbi parimin e ngrohjes sëfijes së duhanit sa për të çliruar nikotinën, por duke shmangurtymin me kimikatet e dëmshme që ai mbart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat