Krijoni një kulturë pune që ta duan punonjësit tuaj

Life style

Krijoni një kulturë pune që ta duan punonjësit tuaj

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Kultura e vendit të punës është kthyer në prioritet kohët e fundit – dhe kjo nuk është gjithmonë diçka e bukur.

Kultura ndikon moralin, punësimin, produktivitetin dhe – në fund të fundit –rezultatin tuaj përfundimtar. Më shumë se kaq, kjo ka të bëjë me zgjedhjen nëse doni një organizatë nga e cila përfitoni vetëm ju dhe aksionarët tuaj -apo një që është e mirë për të gjithë ekipin.

Më poshtë do të gjeni 3 këshilla për krijuar një kulturë pune që punonjësit e dashurojnë:

Këshilla 1: Krijoni një vend pune të mbushur me energji.

Njerëzit shpenzojnë më shumë se gjysmën e jetës së tyre në punë – dhe kjo duhet të jetë ‘dicka argëtuese’.

Këshilla 2: Ofroni punonjësve hapsirë për të ëndërruar- brenda dhe jashtë punës

Ju nuk jeni i vetmi me vizione për të ardhmen e kompanisë suaj. Ekipi juaj ka shumë ëndrra gjithashtu dhe duke u dhënë atyre mundësinë për ti shprehur ato rrisni angazhimin dhe madje mund të ndikoni në realizimin e disa nga prej iniciativave më të pamundura.

Këshilla 3: Ndani pasurinë me punonjësit tuaj.

Nuk është sekret se paraja është një motivues, por ndjesia e pronësisë është po aq e fuqishme. Punonjësit që ndihen si pronarë kanë një nxitje reale për të kontribuar në suksesin e kompanisë. Programet më të mirë të ndarjes së fitimeve mbulojnë dy bazat, dhe rezultati është një mjedis ku njerëzit ndihen të ekzaltuar të ndajnë “feedbackun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat