Të gjitha sekretet që duhet të dini para se të blini pajisje elektroshtëpiake cilësore

Life style

Të gjitha sekretet që duhet të dini para se të blini pajisje elektroshtëpiake cilësore

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Ndoshta s’e keni menduar ndonjëherë por janë disa pyetje që na ngacmojnë mendjen kur vjen puna për blerjet “thelbësore” të një shtëpie.

Si psh. në lidhje me pajisjet elektroshtëpiake dhe akoma më shumë kur bëhet fjalë për “punët e bezdisshme” apo “punët e pisëta” si pastrimi, larja etj. Në atë rast na duhet të marrim vendime se çfarë duhet të blejmë pa pasur shumë njohuri. Ndonjëherë duke ecur pas perceptimit të markës apo rekomandimeve të të tjerëve, si dhe sigurisht edhe falë aftësive të shitësit për të të bindur.

Megjithatë le të bëjme disa pyetje shumë të qarta dhe të mundohemi t’i përgjigjemi pa fjalë…të mëdha…të përgjithshme…PREMTUESE…por vetëm me fakte.

CILA ËSHTË MARKA QË KA REPUTACIONIN MË TË LARTË NË SEKTORIN E PAJISJEVE SHTËPIAKE ME PERFORMANCË TË LARTË?

Miele konsiderohet si marka më e mirë në Shqipëri dhe një nga markat lider, për të mos thënë marka lider në botë.

ÇFARË KA TË MIRË RRETH MIELE?

Miele njihet për rezultate të shkëlqyera të kombinuara me konsumin më të ulët të energjisë elektrike. Kjo vlen për të gjitha kategoritë e pajisjeve duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me përkujdesjen higjienike dhe mirëmbajtjen e rrobave, te pastrimi i dyshemesë dhe larja e enëve, dhe deri te ato pajisje që e bëjnë të magjishme eksperiencën në kuzhinë. Çelësi i kësaj është një mori karakteristikash inovative që vetëm Miele i disponon. 

A KA FAKTE PЁR KЁTO CILЁSI TЁ MIELES?

Nuk është mbivlerësim nëse do të themi se në shumë shtete Miele është marka më e lakmuar në sektorin e saj. Në tregun gjerman, Miele është votuar edhe si marka më e mirë e   produkteve të të gjitha kohërave (‘marka më e mirë ndonjëherë’) në të gjitha kategoritë e produkteve.

Cilësia mbetet karakteristika kryesore e Miele, të cilën ajo nuk e kompromenton. Siç thonë, Miele i drejtohet atyre që janë të orientuar drejt gjërave cilësore dhe me vlerë. Ndikimi i Mieles në çdo gjë që bën ka lidhje me sloganin e kompanisë, Immer Besser që do të thotë ‘Gjithmonë më mirë’. Nëse jeni duke bërë Pazar këto kohë për të blerë një lavatriçe është koha që të merrni një që do t’i rezistojë kohës shumë gjatë si dhe një që do t’ju sigurojë rezultatet më të mira.

Siç mund ta shihni fokusi kryesor i lavatriçeve Miele është dizajni dhe cilësia e pajisjeve të tyre.  Me linjën e re të lavatriçeve Miele – W1, larja e rrobave dhe shtresave nuk ka qenë ndonjeherë kaq e rehatshme dhe e avancuar, falë këtyre cilësive të reja  mbresëlënëse si dhe atyre të përhershme si:

Përkujdesje inovative ndaj tekstileve:

PowerWash: Pastër, shpejt dhe mbi të gjitha efiçente në konsumin e energjisë për sasi të vogla detergjenti: teknologji inovative e larjes Spin&Spray, e cila lejon përdorimin e një sasie minimale uji dhe, rrjedhimisht, kursen energji gjatë nxehjes paraprake.

CapDosing të jep fleksibilitetin për të larë tesktile të ndryshme nga leshi te pambuku pa u munduar të programosh lavatriçen. Thjesht përdor detergjentin e Mieles dhe përzgjidh një nga 12 programet e përshtatshme: dozim praktik i kapsulave dhe shpërndarje plotësisht automatike e formulave të specializuara për larjen e tekstileve si rroba sportive, me pupla, të jashtme, të leshta, të mëndafshta apo  rroba kundra ujit.

TwinDos: Sistemi më i mirë i detergjentit të lëngshëm vetëm duke shtypur një buton. Me këtë sistemin unik, ti mund të vendosësh në lavatriçen detergjent sa për 3 muaj: sistemi më i mirë i dozimit automatik të detergjentit të lëngshëm vetëm duke shtypur një buton. Me këtë sistem unik, dozimi bëhet në varëse të programit dhe peshës së rrobave.

Kur arrin të gjesh zgjidhjen ideale për larjen e rrobave, ka ardhur koha të kesh edhe tharëse për të plotësuar setin që kujdeset për rrobat e tua. 

Efiçencë maksimale: Falë efiçencës së energjisë të nivelit A+++ tharësja funksionon në mënyrë  ekonomike dhe pa ndotur ambientin. Të kesh një tharëse për një kohë shumë të gjatë. 
Teknologjia EcoDry garanton në mënyrë konsistente konsumin e ulët të energjisë si dhe cikle të shkurtra të tharjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat