Çfarë i panikos më shumë djemtë në një lidhje?

Life style

Çfarë i panikos më shumë djemtë në një lidhje?

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Çdo lidhje shoqërohet me pasiguri dhe frikëra nga të dyja palët, por ndryshe nga vajzat që përgjithësisht janë më të kthjellta, djemtë kanë ca gjëra më spicifike të cilave i tremben. 

1- Ulërimat e saj

Asnjë mashkull nuk dëshiron të përballet me klithmat e partneres dhe kjo duket se i terrorizon më së shumti në një lidhje.

2- Të njoh miqtë

Të njohësh miqtë e partnerit nuk sjell ankth vetëm te ne femrat por edhe të meshkujt

3- Njohja me vjehrrin/vjerrën

Në të njëjtën mënyrë, njohja me vjehrrin dhe vjehrrën është diçka që i terrorizon meshkujt, ashtu si edhe ne.

4- Problemet seksuale

Çdo burrë mund të frikësohet kollaj në një situatë ku ka probleme seksuale apo kur nuk arrin të kënaq partneren e tij.

5- Dëshira për fëmijë

Shumë femra kanë një dëshirë të madhe për të qenë nëna, dëshirë që jo gjithmonë është në një linjë me parterin e tyre.

6- Xhelozia obsesive

Xhelozia është e dëshiruar në një lidhje por ama kur nis të kthehet në obsesion është terrorizuese.

7- Gënjeshtrat

Gënjeshtrat në një lidhje janë faktor i rëndëisshëm i shkatërrimit të një marrëdhënieje sepse ato arrijnë të thyejnë besimin mes partnerëve.

8- Deklaratat shumë të hapura

Është shumë normaletë ketë romanticitet mes një çifti por nuk është e nevojshme ta deklaroni këtë në 'Facebook' përpara qindra miqve tuaj.

9- Armiqësitë

Armiqësitë dhe gabimet e së shkuarës janë diçka që frikësojnë jo pak meshkuj, që gjenden me shpatulla pas murit.

10- Të flasësh për të ardhmen

E ardhmja të frikëson, kjo është pak por e sigurtë. Sigurisht që disa meshkujt përlqejnë të bëjnë plane për të ardhmen, por pjesa më e madhe e tyre janë të frikësuar nga kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat