Një gjyshe dhe një mbesë, një lidhje e palëkundur, e përjetshme…

Life style

Një gjyshe dhe një mbesë, një lidhje e palëkundur, e përjetshme…

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 09:21
Ilustrim

Bashkimi mes të dyjave do të jetë i fortë dhe i palëkundur, do të zgjasë gjithë jetën edhe më shumë se kaq.

-Një gjyshe dhe një mbesë do të jenë më shumë se bashkëpunëtore, do të jenë më shumë se mikesha, do të kenë rini dhe mençuri.

-Një gjyshe dhe një mbesë janë dy shpirtra binjakë, një lidhje dashurie, të qeshura, lojëra dhe këngë.

-Një gjyshe dhe një mbesë janë kohë e pafund, janë dritë dhe hare, janë vargje, poezi dhe magji.

-Një gjyshe dhe një mbesë janë zana, princesha dhe sirena… Janë dy engjëj me krahë të bardhë që fluturojnë në të njëjtin qiell.

-Një gjyshe dhe një mbesë njihen, e kuptojnë njëra-tjetrën si dy të besuara, plotësojnë njëra-tjetrën me kalimin e kohës, në jetë dhe në hapësirë.

-Një gjyshe dhe një mbesë do të zgjasin gjithmonë krahët, do të hapin gjithmonë duart… për shtratin e një përqafimi, për përkëdheljet në momentin e duhur dhe të pritur.

-Një gjyshe dhe një mbesë nuk kanë nevojë të shihen çdo ditë, ato e dinë se janë aty, secila, të bashkuara në distancë dhe mendime, në kujtesë, në yje dhe në hënë.

-Një gjyshe dhe një mbesë askush nuk do t’i ndajë, as largësia, as koha, as vdekja… Sepse kujtimet, gëzimet, lojërat dhe këngët e tyre do të jetojnë përgjithmonë në zemrat e tyre.

-Bashkimi mes gjyshes dhe mbesës është një lidhje e palëkundur dhe e përjetshme…

Për mbesën time të dashur ….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat