Këshilla si të keni respekt për veten

Life style

Këshilla si të keni respekt për veten

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Zhvillimi i një ndjenje të fortë respekti për veten mund t’ju ndihmojë të zhvilloni marrëdhënie të shëndetshme. Të gjithë ata që ju rrethojnë do t’ju konsiderojnë si njeri të denjë për t’u respektuar. Nëse me të vërtetë dëshironi të keni respekt për veten, atëherë duhet përkushtoheni që të bëheni ai njeri që keni ëndërruar gjithmonë dhe bëni të mundur që të gjithë t’ju trajtojnë ashtu siç e meritoni…

Kini respekt për veten | Shpesh i drejtohemi vetes në një mënyrë që nuk do të ëndërronim kurrë të trajtonim njerëzit që duam. Për shembull, kur ka qenë hera e fundit që keni shprehur mendime negative për një mik? Kur i keni thënë se nuk është edhe aq i zoti të bëjë diçka? Cilido qoftë përcaktimi i respektit që keni për të, bëjeni edhe për veten tuaj. Mos e shani asnjëherë veten, mos e lëndoni egon tuaj, edhe kur ndiheni vërtet të shqetësuar. Një trajtim i tillë, gjeneron vetëm efekte negative dhe do t’ju bëjë të ndiheni më keq.

Kujdesuni për trupin | Duke pasur shëndet të mirë, jo vetëm që do të ndiheni mirë fizikisht, por do të zhvilloni edhe një ndjenjë krenarie. Respektoni trupin tuaj, kujdesuni të ruani formën fizike dhe të jeni të shëndetshëm, por mos i kritikoni shumë ato aspekte tuajat, të cilat nuk mund t’i kontrolloni, si për shembull kilogramët e tepërt. Përqendrohuni te pjesët që mund të ndryshoni dhe përmirësoni, me qëllimin e vetëm që të ndiheni sa më mirë. Asnjëherë mos u nisni me qëllimin që të korrigjoni ato pjesë jo perfekte të trupit tuaj.

Fokusohuni në zonat që mund të përmirësoni | Të keni respekt për veten nuk do të thotë se duhet të konsideroheni të përsosur dhe të mendoni se nuk mund të përmirësoheni edhe më shumë. Do të thotë të jeni në gjendje të pranoni aspektet e vetes, të cilat nuk mund t’i ndryshoni dhe të përkushtoheni të korrigjoni ato që mund të përmirësohen. Merrni kohë për të reflektuar mbi veten tuaj dhe vlerësoni se cilat janë ato zona të cilave dëshironi t’i jepni më shumë vëmendje. Mund të dëshironi të bëheni një dëgjues më i mirë, të mësoni të menaxhoni më mirë pengesat e vogla të përditshmërisë ose të keni qasje më të ekuilibruar për të bërë të tjerët të lumtur, por pa hequr dorë nga nevojat tuaja personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat