Ju akoma nuk e dini çfare i bën qëndrimi para lap top-it lëkurës

Life style

Ju akoma nuk e dini çfare i bën qëndrimi para lap top-it lëkurës

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ju e keni të qartë se koha e gjatë në kompjuter dhe fakti që qëndroni ulur për orë të tëra është problematik për shëndetin tuaj fizik, por çfarë mund të mos dini është sesi ndikojnë dritat blu të ekranit në lëkurë dhe mënyrën sesi e bëni gjumin. 

Koha që kaloni me pajisjet elektronike ka një ndikim në lëkurë që krahasohet me atë të dëmtimit nga dielli (ose edhe më keq).

Shkaktari është niveli i lartë i energjisë së dukshme të dritës që është i njohur si ndriçimi blu dhe emetohet nga TV juaj, kompjuteri dhe smartphone. Kërkimet për efektet e këtij ndriçimi janë ende në zhvillim. Ajo çfarë shkencëtarët dinë është që ai penetron në lëkurën tonë më shume se rrezet UV dhe efektet qe ka ne ADN-n tonë bëjnë të besojnë se ajo shkakton plakjen e lëkurës njësoj si dëmi që shkaktohet nga dielli.

Edhe pa një përgjigje konkrete në lidhje me masën e këtij dëmi që shkaktohet, është për t’u shqetësuar fakti sesa kohë kemi pa ditur këte dhe nuk kemi folur për mundësitë për të mbrojtur veten.

Por ndërkohë që ne mund të shmangim diellin, ekranet e PC-ve janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, prandaj duhet të gjejmë një rrugë të mesme. 

Industria e bukurisë po fillon të marrë masa për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimi prej ndriçimit elektronik në të njëjtën mënyrë siç bën me rrezet e diellit: duke përdorur kremëra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat