Trendi më i madh i thonjve të vjeshtës është ky dhe duhet ta provoni sa më parë

Life style

Trendi më i madh i thonjve të vjeshtës është ky dhe duhet ta provoni sa më parë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:10
Ilustrim

Ju kemi sjellë vazhdimisht artikuj mbi tendencat e veshjeve të sezonit, por e dimë që jo pak të rëndësishme për ju janë edhe tendencat e thonjve të vjeshtës. Të gjithave na pëlqen ta ndërrojmë shpesh ngjyrën në thonj dhe vjeshta ofron kaq shumë opsione ngjyrash të ngrohta. E nëse jeni nga ato që mezi prisni të eksperimentoni ngjyra të ndryshme çdo herë që shkoni në sallon, atëherë po ju themi se trendi i momentit është fiks për ju.

Në këtë moment është shumë në modë manikyri ylber, që siç mund ta keni kuptuar përbëhet nga ngjyra të ndryshme. Dhe sigurisht që duket shumë bukur duke kombinuar nuancat paksa të heshtura të stinës së vjeshtës. Disa nga këto nuanca përfshijnë të verdhën mustardë, kafen kanellë, vishnje të pasur, çokollatë, karamel, blu të errët, jeshile smerald dhe nuanca të ndryshme vjollce.

Një manikyr i tillë tërheq vëmendjen e të gjithëve, por gama e ngjyrave të vjeshtës e bën atë mjaft delikat.

Nëse nuk e keni provuar akoma, mund të frymëzoheni nga fotot në këtë artikull.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat