​5 gabime që i bëjnë njerëzit gjatë njohjeve

Life style

​5 gabime që i bëjnë njerëzit gjatë njohjeve

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Njerëzit mendojnë që sa më i zgjeruar është rrethi i njerëzve që njohin aq më mirë është. Ky mbase është gabimi i parë dhe më i madhi që e bëjnë njerëzit. Ata gabojnë kur përpiqen që ta ndërtojnë rrjetën e tyre të njohjeve duke u përqendruar në sasi dhe jo cilësi. Prandaj, kur merrni vendim që t’i rrisni njohjet është mirë të përgjigjeni në pyetje të tilla si

1. Pse dëshiroj që t’i rris njohjet?

2. A është sepse dua që të rritem në karrierën time?

3. A është sepse po përpiqem që ta bëj brendin më të madh?

Pasi ta keni kuptuar se cila është arsyeja e vërtetë e përpjekjeve tuaja, do të mund ta dini se nga cilët persona do të ndërtohet lista juaj e njohjeve. Sepse jo çdo person është i duhuri për të ndërtuar lidhje më të. Shpeshherë ne entuziazmohemi nga emri i dikujt, por shumëkush është vetëm emër dhe, pasi ta kemi njoftuar zhgënjehemi sa më s'ka.

Kjo është e theksuar sidomos në epokën e rrjeteve sociale, ku sa më shumë ndjekës aq “më të rëndësishëm” janë, por a e dini së shumica kanë “fake followers”? Andaj, është kaq e rëndësishme ta kuptoni cilët persona e përfaqësojnë më së miri atë që jeni të interesuar.

Akademi Pune më poshtë i ka renditur disa nga gabimet më të mëdha që i bëjnë njerëzit, kur përpiqen që të krijojnë njohje strategjike.

Filloni me pyetje

Në shumicën e kohës njerëzit përpiqen që ta fillojnë një njohje me pyetje. Kjo është diçka shumë nevrikuese për personin që dëshironi ta arrini në kontakt. Njohjet janë diçka më shumë sesa pyetje përgjigje, ato janë lidhje që ndërtohen për kohë të gjatë, janë lidhje dhëniesh dhe marrjesh.

Pra, të fillosh lidhjen duke kërkuar menjëherë diçka është një gabim i madh. Duhet ta njihni së pari dikë, për t’i kërkuar ndihmë ose për t’i bërë pyetje. Në këtë mënyrë do të ndërtoni besim. Dhe mos harroni që, çdo herë të thoni faleminderit, kjo tregon që po e vlerësoni ndihmën e tyre dhe nuk po i përdorni vetëm për interes.

Mosnjohja e vlerës tuaj

Nuk duhet kërkoni vetëm ato kontakte që jeni në gjendje të përfitoni nga to, në vend të kësaj kërkoni edhe ato kontakte që ju mund të tregoni vlera po aq shumë dhe mirë sa ata! Përpara se të filloni që ta krijoni rrjetën tuaj të njohjeve, kuptoni se çfarë jeni në gjendje edhe ju të sillni! Filloni duke e pyetur veten “Pse dikush do të donte të më njihte, Çfarë kam për të ofruar?”

E lini të bëhet i vështirë

Fjala “njohje” mund të ketë paksa kuptim të frikshëm dhe negativ. Mos i mendoni vetëm kontaktet e bizneseve si mundësi për njohje dhe lidhje të reja! Mund t’i përdorni gjithashtu edhe njerëzit që tashmë i njihni, për ta ndërtuar rrjetën tuaj të së ardhmes. Shokët, shokët e klasës, fqinjët, dikush që e frekuentonte rregullisht vendin ku keni punuar sa keni qenë në kolegj, të gjithë këta janë lidhje potenciale për biznes. Të pasurit dikë që tashmë e njeh mirë e bën edhe më të lehtë për ta arritur qëllimin.

Nuk keni drejtim të qartë

Shumë sipërmarrës të rinj, ngecin në disa zgjedhje që nuk e kanë as të qartë kush janë. A janë ata njerëzit që do t’ju ndihmojnë, t’ju mësojnë ose do ta shtyjnë karrierën tuaj? Bëhuni shumë të vetëdijshëm se me kë jeni duke shpenzuar kohë dhe në cilat lidhje jeni më shumë të përqendruar!

Gjeni ata të cilët kanë atribute profesionale dhe dikë që e admironi për etikën e tyre të punës, ose dikë që po shkon të njëjtin drejtim të karrierës si ju! Bëni kujdes t’i gjeni “mësuesit” që janë me këmbë në tokë, që nuk e marrin si diçka të madhe që po kërkoni ndonjëherë këshilla dhe që nuk ju bëjnë që të ndiheni sikur u keni borxh! Këta persona do t’ua hapin dyert nëse jeni të kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre.

Mendoni që ju duhet të ndërtoni një rrjetë të madhe të njohjeve

Pra, nuk ka aspak rëndësi sasia por cilësia e atyre njohjeve. Nuk ju duhet një numër jashtëzakonisht i madh i atyre që i njeh, ashtu siç keni menduar deri më tani. Bëjani vetes disa pyetje: A do të përgjigjen kur u kërkoni mendime, a do t’ju njoftojnë ata me të tjerë? Kjo është ajo çfarë ka rëndësi: Njohje të forta, jo sa për të thënë. /Akademi Pune

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat