Lloji më i popullarizuar i maces në botë: Është një bekim ta kesh atë në shtëpi

Life style

Lloji më i popullarizuar i maces në botë: Është një bekim ta kesh atë në shtëpi

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Ky lloj maceje ka aq shumë besim te pronarët e saj, saqë do të relaksohet aq shumë gjatë përkëdheljes saqë do të ndihet sikur po përkëdhel një lodër

Fjala është për llojin ragdol, që do të thotë një kukull prej lecke.

Ajo u krijua duke kryqëzuar një mace të bardhë persiane, një mace birmaneze dhe një mace burmeze.

Ragdol trashëgoi një strukturë të fortë trupore dhe karakter të qetë nga macja persiane, si dhe aftësinë për t’u përshtatur me jetën në apartament.

Po ashtu trashëgoi larat në kokë, putrat dhe bishtin e saj nga macja burmeze, ndërsa, si mace birmaneze, ragdol gjithashtu pëlqen lojën dhe argëtimin.

Ajo u njoh për herë të parë si një lloj maceje ragdol në vitin 1965 në Shtetet e Bashkuara, ku u bë një kafshë shtëpiake e preferuar.

Ragdol është një specie shumë e adaptueshme, të cilën nuk shqetësojnë ndryshimet.

Është e qetë, kështu që nuk duhet të prisni që ajo të vrapojë nëpër apartament, të rrotullojë gjërat ose të sulmojë perdet. Një ose dy lodra dhe një degë peme për mprehjen e kthetrave do ta kënaqin.

Nuk ka nevojë për argëtim dhe fundjavat e lira i konsideron një bekim. Edhe pse ajo është e zëshme, zëri i saj është i butë. Ajo është shumë e duruar, edhe me fëmijët çapkënë.

Përveç kësaj, e do shoqërinë e qenve dhe do të tregojë dashurinë e saj duke përqafuar pronarin.

Ragdoll është një specie jashtëzakonisht e lidhur me njerëzit e saj dhe është një bekim ta kesh atë në shtëpi. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat