Pse njohjet dhe komunikimi i duhur me konsumatorë janë elementet kryesore për rritjen e biznesit?

Life style

Pse njohjet dhe komunikimi i duhur me konsumatorë janë elementet kryesore për rritjen e biznesit?

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Shumë kohë më parë shitja e produkteve ose e shërbimeve do të thoshte që të premtohej sesi ai do t’i ndryshonte jetët e audiencës së targetuar, me tinguj tërheqës, ose me buzëqeshjet dhe “lumturinë” e amviseve. Sot, në epokën bashkëkohore konsumatorët janë bërë më të zgjuar, kur vjen punë te shitjet dhe sharmi i reklamuesve.

Duke filluar që në vitet 1970 studimet kanë treguar që konsumatorët kanë mendime jo të mira për reklamat. Ata i kanë parë bizneset si vende të cilat nuk i përmbushin premtimet e tyre të mëdha dhe produktet e tyre nuk janë edhe aq të mira. Ata e kanë komercializuar televizionin duke përdorur shitës karizmatik kur i reklamojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

Çfarë do të thotë kjo për sipërmarrësit modernë? Konsumatorët janë bërë më të fuqishëm se kurrë, jo sepse sjellin te ardhura, por sepse sot ata mund të reagojnë menjëherë për cilësinë e dobët të shërbimeve. Jo vetëm që produktet dhe shërbimet duhet të funksionojnë plotësisht siç është premtuar, por ata duhet të kenë pëlqim dhe besim të mjaftueshëm për të besuar në ato që thoni, kur bëni premtime.

Konsumatorët kanë qenë gjithmonë aty

Ndaluni dhe mendoni diçka! Kur është herë e fundit që keni parë një reklamë për një kompani, që bën shpjegime të pazakonta rreth një produkti apo shërbimi? Mbase ka qenë ndonjë reklamë nga ndonjë biznes për të cilin nuk keni dëgjuar më parë dhe, ju ka dalë papritur në faqen e parë të njoftimeve në rrjete sociale. Pyesni po ashtu veten rreth reagimit që keni bërë, mbase keni pasur një dozë skepticizmi, kjo është sidomos e vërtetë për produktet dhe shërbimet të cilat mendoni që kanë vlerë. E, me shumë gjasë, në faqen e parë të njoftimeve keni një duzinë faqesh të tjera që i reklamojnë produktet dhe shërbimet e njëjta dhe bëjnë edhe më shumë premtime.

Ky lloj blerësi skeptik është i zakonshëm në epokën bashkëkohore, ku bëhen reklamime pa njohje të brendit ose besime të krijuara më parë. Kjo është edhe arsyeja pse ndërtimi i njohjeve më njerëz është zëvendësuar me premtime ideale të reklamave, sidomos kur vjen puna te shërbimet që karakterizohen me lidhje të ngushtë me klientin ose konsumatorin dhe ato që kanë cilësi të lartë. Në një botë ku kritikat në Google dhe rrjete sociale janë bërë “sunduesit” e bizneseve, reputacioni juaj është gjithçka.

Besimi është më i rëndësishëm sesa vetë premtimi

Në këtë rrjedhë, mund të çuditeni pse njerëzit investojnë në reklama kur, audienca është kaq skeptike. Në fakt nuk është për reklamën dhe fotografinë që është përdorur, por përmbajtjen dhe si është komunikuar me audiencën përmes asaj kampanje. Pra, ju duhet një mënyrë për t’u lidhur shumë me audiencën, për t’i forcuar lidhjet, ndërsa një reklamë pa e gjetur një mënyrë për pa argumentuar besueshmërinë dhe vërtetësinë është humbje financiare.

Prandaj, duhet edhe këtu të ndaleni dhe të mendoni se si po i prezantoni produktet dhe shërbimet përmes përmbajtjes dhe reklamës! A jeni vetëm duke bërë premtime apo jeni duke gjetur edhe mënyra për t’u lidhur dhe për ta provuar besueshmërinë te audienca?

Me kaq shumë zgjedhje, pse pikërisht juve?

Nëse keni qenë në biznes për një kohë të gjatë, me siguri që e keni dëgjuar fjalinë “njohja, pëlqimi dhe besimi”. Kjo është ndërtuar pikërisht për audiencën, e cila duhet t’ju njohë, t’ju pëlqejë dhe t’ju besojë, për të blerë nga ju, ose për të qenë klientë i juaji i shërbimeve. E, kjo nuk është një fjali që ka kaluar nga koha në kohë dhe ka mbetur ende në krye të kompanive, por është plotësisht e vërtetë. Pa radhitjen e secilës prej tyre, vështirë që një biznes mund të ketë sukses.

Në këtë mënyrë në qendër të vëmendjes së konsumatorit duhet të jeni ju. Dhe në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të tyre, ata janë të “bombarduar” nga numri i madh i reklamave dhe zgjedhjeve. E në këtë pjesë, nuk ju duhet më të mendoni si dikush që zotëron biznes dhe dëshiron që të bëjë shitje, por si një konsumator. Çfarë do të bënit sikur të ishit përpara një lumi pafund zgjedhjes, çfarë ju shtynë që ta bëni një prej atyre zgjedhjeve?

Pra, në të tilla raste, këshillat për vlerën e produkteve dhe shërbimeve janë gjithmonë që ia bëni vetes. Sa është vlera e atij produkti? Por gjërat më të qëndrueshme janë gjithmonë interesi dhe shkalla e lidhjeve dhe besimit, e në fund në disa raste vlera. Por, kur është fjala te rëndësia e gjërave, vlera e gjërave vjen e bëhet gjithmonë e më pa e rëndësishme. Pse?! Sepse imagjinoni sikur keni për të bërë një operacion të rëndë në trup, në ndërkohë që ai bëhet me mjetet më të lira në treg, më shumë mundësi që nuk do ta preferonit këtë ndërhyrje.

Kur vjen puna për vendime të tilla, do të ngecni në mes të njohurisë, besimit dhe lidhjes personale me kompaninë. Pra, do të thoni që, do të shkoni të punoni më atë person përsëri, sepse ju bën të ndiheni shumë i/e sigurt herën e fundit, kështu që besoni shumë që do ta bëni atë që kanë thënë. Ky pra është suksesi i biznesit: Lidhja e fortë dhe komunikimi i mirë më konsumatorët dhe klientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat