Si të mbrojmë fëmijët nga abuzuesit seksualë?

Life style

Si të mbrojmë fëmijët nga abuzuesit seksualë?

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:20
Ilustrim

Në ditët e sotme një ndër frikërat më të mëdha të prindërve mbeten abuzuesit seksualë të cilët mund të enden të lirë kudo, duke shkaktuar pasiguri konstante tek prindërit, gjithashtu duke i bërë monitorues aktiv gjatë gjithë kohës, gjë që kthehet në shqetësim të vazhdueshëm për ata dhe frustrim për fëmijët.

Prindërit duhet të ndërgjegjësohen që mbajtja të sigurtë e fëmijëve nga abuzimi seksual nis duke u mësuar për sigurinë e trupit të tyre, kufijtë e shëndetshëm të trupit dhe duke inkurajuar komunikim më të hapur për çështjet seksuale.

Disa këshilla që mund t’u vijnë në ndihmë prindërve:

🔹 Flisni herët me fëmijët për pjesët e trupit të tyre, mësojuni atyre emrat e duhur anatomik si janë penisi, vagina, anusi.

🔹Fëmijët duhet të dinë që trupi u takon atyre, flisni për ndryshimin e prekjeve të sigurta, dhe të pa sigurta, duke i mësuar që t’i thonë JO kontakteve të pakëndëshme që ju sjellin frikë dhe pakënaqësi.

🔹 Mësojini që organet gjenitale janë intime, quhen të tilla, sepse nuk janë për të gjithë që t’i shohin.

🔹Mësojini kufijtë e trupit të tyre, duke u shpjeguar që askush nuk duhet t’i prekë pjesët e tyre private, ose t’i kërkojë të prekin të tyret.

🔹Flisni për shenjat trupore, sesi trupi na lajmëron me anë të shenjave, kur ne nuk ndjehemi të sigurtë.

🔹Tregojuni që pavarësisht se çfarë mund t’u thotë dikush atyre, ata nuk duhet të mbajnë sekrete ndaj prindërve për shkak  të turpit dhe frikës që ndjejnë.

🔹Mësojini që të tregojnë gjithmonë nëse dikush, u ofron të shohin lojëra apo video me përmbajtje pornografike.

🔹Mësojini sesi të dalin nga situata të frikshme apo të pakëndshme. Të tilla si të thuash “JO”, ” NDAL” me zë të lartë, duke i thënë personit të largohet dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë te i rrituri më i afërt që ndodhet aty.

🔹Mësojini mbi burime publike dhe numra kontakti që u vijnë në ndihmë, sa herë ndodhen në situata vështirësie, duke i ndihmuar të reagojnë dhe të raportojnë kur ndihen të pasigurt.

🔹Sigurohuni që numri i kontaktit të institucionit që u vjen në mbrojtje direkte, nuk duhet të mungojë në smartfonat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat