Dëshironi të freskoni dyshekun e vjetër apo të hiqni qafe njollat e djersës?

Life style

Dëshironi të freskoni dyshekun e vjetër apo të hiqni qafe njollat e djersës?

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Receta për pastrimin e dyshekut të vjetër do t’ju marrë pak kohë, por ia vlejnë mundimi dhe koha e shpenzuar

Bëhet fjalë për një produkt të bërë në shtëpi që do të neutralizojë aromat e pakëndshme në dyshek dhe do të largojë njollat e shëmtuara,.

Përbërësit:

▪ 250 ml hidrogjen 3 për qind (blihet në barnatore),
▪ 3 lugë gjelle sodë buke,
▪ një ose dy pika sapuni të lëngshëm ose detergjent për larjen e enëve.

Procedura:

Së pari përzieni hidrogjenin dhe sodën e bukës dhe kur të përftoni një përzierje të lëmuar, hidhni një deri në dy pika sapuni ose detergjenti për larjen e enëve.

Përziejini mirë dhe hidheni në një shishe me spërkatje. Spërkatni në dyshek – do të shfaqet shkumë.

Prisni që sipërfaqja të thahet (mund ta shpejtoni me tharëse flokësh), më pas pastrojeni me furçë të thatë ose pastrojeni me fshesë me korrent.

Nëse dëshironi të freskoni pak dyshekun, mjafton soda e bukës. Gjithçka që duhet të bëni është të spërkatni me sodë, lëreni të qëndrojë për një kohë dhe më pas fshijeni me korrent.

E njëjta procedurë përdoret edhe për freskimin e qilimave.

Ju do t’i zbardhni jastëkët e zverdhur duke i larë në makinë larëse në një përzierje me një filxhan detergjent larës, detergjent për larjen e enëve, një filxhan zbardhues dhe gjysmë filxhani boraks. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat