Deri tani e pastruar gabimisht mikrovalën tuaj – dhe gjithçka që ju duhet janë dy sende shtëpiake

Life style

Deri tani e pastruar gabimisht mikrovalën tuaj – dhe gjithçka që ju duhet janë dy sende shtëpiake

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Një njohëse e pastrimit ka treguar se gjatë gjithë kësaj kohe i kemi pastruar gabimisht mikrovalët.

Në vend të mënyrës së zakonshme të lodhshme që kërkon shumë kohë, Alison, nga Denver SHBA, tregon një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për ta bërë atë me vetëm dy produkte.

Në kanalin e saj në TikTok, Alison tregon se ajo përdor një produkt ekologjik së bashku me ujë, megjithatë, ajo tha se pastrimi mund të bëhet vetëm me ujë, siç tregon ajo në një video demonstruese.

Duke postuar nën domenin @allisonscleanin, ajo tha: “Në rregull, për të gjithë njerëzit e mi eko-miqësorë, përdorni një produkt miqësor ndaj mjedisit, ose për njerëzit e mi plotësisht jo toksikë, shpërfilleni këtë hap dhe thjesht kaloni te uji”.

“Mbusheni gotën tuaj me ujë, plot aq sa të mos derdhet sepse do të vlojë”, shtoi ajo.

Alison më pas zbuloi se si dukej mikrovala pasi ajo përfundoi dhe papastërtia ngjitëse ishte shumë më e lehtë për t’u pastruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat