​Pse jemi të interesuar për disa informacione, ndërsa të tjerat i injorojmë?

Life style

​Pse jemi të interesuar për disa informacione, ndërsa të tjerat i injorojmë?

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve vendosin nëse do të mbajnë mend disa informacione, ose nëse do të tërheqin vëmendjen e tyre apo do ta injorojnë atë bazuar në vetëm tre faktorë.

Reagimet ndaj përmbajtjes ndaj të cilave jemi të ekspozuar, janë përpjekur të shpjegojnë shkencëtarët në një studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në Nature Communications. 

Studiuesit kryen pesë eksperimente në më shumë se 500 subjekte dhe rezultatet treguan se shumica e tyre bien në një nga tre kategoritë.

Kategoria e parë e tillë i referohet njerëzve që do të vendosin nëse do të mësojnë informacione të reja për tema të caktuara, bazuar në atë se sa janë duke menduar tashmë për tema të ngjashme. 

Personat e tillë në këtë hulumtim quhen “mendimtarë”, ndërsa personat nga kategoria e dytë quhen “utilitarë”. 

Ata vendosin për gjërat që do të mësojnë ose u kushtojnë vëmendje bazuar në atë se sa mendojnë se informacioni do të jetë i dobishëm për ta, ndërsa kategoria e tretë e njerëzve janë ata që marrin vendime bazuar në mënyrën se si informacioni i ri mund të ndikojë në ndjenjat e tyre ( kategoria emocionale ).

Një nga bashkautorët e këtij studimi, Tali Sharot, theksoi se informacioni ndaj të cilit njerëzit zgjedhin të ekspozohen është i rëndësishëm për shëndetin, stabilitetin financiar dhe marrëdhëniet e tyre. Ajo gjithashtu shpjegoi eksperimentet që po bënin.

Në një eksperiment të tillë, njerëzit u pyetën se sa donin të dinin për informacione të caktuara që lidhen me shëndetin gjenetik - p.sh. nëse kanë gjene rreziku për sëmundjen e Alzheimerit. 

Në të dytin, ata u pyetën se sa dëshironin të mësonin për informacione specifike financiare, ndërsa në eksperimentin e tretë, të anketuarit duhej të përgjigjeshin se sa ishin të interesuar se si i perceptonin njerëzit e tjerë, nëse anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre mendonin se ishin më interesant, i zgjuar, dembel, i mërzitshëm.

Pas kësaj, të anketuarit duhej të vlerësonin informacionin hipotetik nga hulumtimi bazuar në tre faktorët e përmendur më parë (mendimtarët, utilitarët dhe ndjenjat) dhe, krahasuar me të gjitha modelet e tjera të testuar, ky model tre faktorësh doli të ishte mënyra më e mirë për të shpjeguar nëse disa informacione janë interesante për njerëzit apo jo, nëse ata mendojnë se duhet të studiohen më tej dhe të kujtohen ose thjesht do t'i injorojnë ato. 

Është interesante se shkencëtarët kryen të njëjtin eksperiment disa herë gjatë disa muajve me një pjesë të grupit të kontrollit dhe rezultoi se për shumicën prej tyre vendimmarrja bazohet në të njëjtin faktor - qofshin ata mendimtarë, utilitarë apo kategori emocionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat