Ky tipar mund t'ju bëjë të dukeni shumë më të reja (ose jo) nëse e bëni siç duhet

Life style

Ky tipar mund t'ju bëjë të dukeni shumë më të reja (ose jo) nëse e bëni siç duhet

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Vetullat mund të jenë transformuese, zbusin tiparet dhe e bëjnë fytyrën të duket më e re dhe më e hollë.

Vetullat e hequra keq, në këndin dhe formën e gabuar, ndikojnë në mënyrën si dukeni dhe ndiheni. Nëse një grua ka fytyrë rrumbullake, këndi duhet më i mprehtë, nëse është fytyrë katrore, harku duhet të jetë më i butë. Çelësi është ta mbani sa më të trashë të jetë e mundur duke përdorur vetullën tuaj natyrale.

Në rast se keni vetulla të bardha, thuajse të padukshme, ajo që duhet të bëni është t’i përshtasni me ngjyrën e flokëve. Tre këshillat që duhet të mbani mend sa herë vendosni të merreni seriozisht me vetullën janë këto më poshtë:

1. Bëni mirë këndin e vetullës.

2. Ruani simetrinë.

3. Mos e ekzagjeroni me lyerjen dhe mbushjen. Nuk i shkojnë të gjithëve, prandaj mos u ndikoni nga çfarë shihni. Çdo fytyrë është ndryshe! 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat