Ky zakon është i keq për shëndetin tuaj, duhet ndryshuar menjëherë

Life style

Ky zakon është i keq për shëndetin tuaj, duhet ndryshuar menjëherë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Protokollet e distancimit social për shkak të pandemisë kanë kufizuar më tej ngrënien me të tjerët. Një studim i ri ka treguar se të ngrënit vetëm mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës te gratë e moshuara. Kur njerëzit hanë vetëm, ata priren të hanë më shpejt.

Kjo shpesh çon në një rritje të indeksit të masës trupore.  Të ngrënit vetëm mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor. Është raportuar si një faktor rreziku për depresion, i cili gjithashtu shoqërohet me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare.

Studiuesit arritën në përfundimin se gratë e moshuara që hanin vetëm kishin njohuri dhe konsum më të dobët të ushqimit. Ata gjithashtu kishin konsum më të ulët të energjisë, karbohidrateve, fibrave dietike, natriumi dhe kaliumi se ato që hanin me të tjerët.

Përveç kësaj, ata kishin 2.58 herë më shumë gjasa të kishin anginë, një lloj dhimbje gjoksi e shkaktuar nga zvogëlimi i qarkullimit të gjakut në zemër dhe simptoma të sëmundjes koronare të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat