Ankthi i darkës, ja çfarë të hani para dhe pas Krishtlindjeve nëse nuk doni ta teproni

Life style

Ankthi i darkës, ja çfarë të hani para dhe pas Krishtlindjeve nëse nuk doni ta teproni

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Të mos gënjejmë veten, e dimë shumë mirë që festat e Krishtlindjeve fshehin shumë gëzim por edhe konsum të lartë ushqimi. Ka nga ata që e jetojnë mirë dhe nga ata që duan të shmangin fillimin e vitit të ngarkuar tepër.

Është absolutisht e paimagjinueshme të jesh në gjendje të ndjekësh në mënyrë perfekte një dietë të ekuilibruar gjatë festave të Krishtlindjeve, kjo është pothuajse e pamundur që të ndodh. Ju dëshironi komoditet, doni “Krishtlindje”, por ka truke për të frenuar dëmin e mundshëm.

Truket para dhe pas festave të Krishtlindjeve

Një dietë e shëndetshme zakonisht shoqërohet me shqetësimin e tepruar për një peshë të shëndetshme, veçanërisht nëse tema përfshin festa ku ushqimi është protagonist i vërtetë. Por ka edhe persona që për shkak të problemeve shëndetësore do të donin të qëndronin më të lehtë. Nëse flasim për linjën duhet të sqarojmë se nuk do të jetë darka e datave 24 dhe 25 ajo që do të prishë sakrificat e bëra prej muajsh, nuk keni pse të shqetësoheni. Megjithatë, këtu janë disa sugjerime për të mos u rënduar në Krishtlindje.

Para darkës: për të shmangur ngrënien e shumë ushqimeve më 24 dhjetor, shumë njerëz e anashkalojnë drekën, por ky është një gabim i madh. Duke vepruar kështu, ju rrezikoni të shkoni në darkën e madhe më të uritur dhe për këtë arsye rrisni rrezikun e mbingarkesës.

Çfarë duhet të hani para datës 24: gjithmonë zgjidhni pjata kryesisht proteinike dhe të shoqëruara me perime të gatuara në mënyrë të thjeshtë, duke i kushtuar vëmendje dozës së erëzave. Sa i përket porcioneve duhet të bëni kujdes që të mos i mbingarkoni.

Pas datës 25: dëgjoni urinë tuaj. Të nesërmen mos u frikësoni, pa presion, përpiquni të dëgjoni stomakun tuaj. Nëse ende ndiheni të ngopur, ngacmoni diçka, por qëndroni të lehtë dhe nëse vërtet nuk keni oreks, mos e detyroni veten. Një ditë pas Krishtlindjes, shmangni ngrënien e mbetjeve dhe mbani mend si para ashtu edhe pas të pini sa më shumë ujë ose çajra bimor.

Këshilla praktike: nëse mendojmë për ndonjë sallatë para darkës, mund të provoni atë me kopër, është një perime e rekomanduar për aftësinë e saj kulluese. Nëse duam ta pasurojmë gjellën mund të shtojmë portokall, ndërsa për ta bërë me shumë proteinë shtojnë qiqrat. Ndërsa nëse preferoni disa pjata të nxehta, merrni parasysh supat, ato janë të lehta dhe kanë kapacitete të mëdha ngopëse. Megjithatë, nëse dëshironi një pjatë të parë, këshilla është të zgjidhni drithërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat